Futboll Seria A Sport

AKUZA E MORURINHOS/ Ja shifra e majmë që Roma i pagoi menaxherit për të firmosur me Kumbullën…

Marash Kumbulla është kthyer në një temë diskutimi në ditët e fundit në Itali. Mbrojtësi i talentuar është bërë shembull nga Murinjo, i cili sulmon zakonisht më të rinjtë kur ka ndër mend t’i bëjë presion klubit për merkaton.

Trajneri portugez e bëri këtë jo vetëm duke sulmuar cilësinë sportive të futbollistit, por edhe duke prekur një temë e cila aktualisht është shumë e ndjeshme në futbollin italian, atë të menaxherëve. Trajneri portugez deklaroi se menaxherët nuk shqetësoheshin për lojtarët apo paraqitjet e tyre për sa kohë që siguronin fitime marramendëse. “Ka njerëz që kanë xhepat plot nga komisionet e transferimeve, por pastaj zhduken”, tha Murinjo në shpërthimin e tij publik pas humbjes 6-1 ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Konferencës.

Sot, mediat italiane kanë  publikuar bilancet financiare të Romës, duke zbuluar se sa janë komisionet që janë paguar për menaxherë të veçantë,.

Kështu, rezulton se menaxheri i Marash Kumbullës, është paguar 1 milion euro për të mundësuar transferimin e tij nga Verona, si bonus për të orientuar lojtarin drejt Romës, pasi në ato momente ai kishte oferta të shumta. Por ai nuk është vetmi dhe as më i kushtueshmi, ndaj shihet qartë që Murinjo e ka marrë si shembull futbollistin shqiptar.

Për Smalling është paguar një komision prej 1,75 milion euro, për Pedro është 1,95 milion, ndërsa për Rejnolds vetëm 75 mijë euro. Ndërkohë, Roma ka paguar edhe për të larguar lojtarë. Kështu, menaxheri i Defrel ka përfituar 1,2 milion euro për transferimin te Sasuolo, ndërsa ai i Shik ka përfituar 1,5 milion. Huazimi i Klajvert te Lajpcigu, ka dërguar 1 milion euro në xhepat e Mino Raiolës.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Boateng largohet nga Sasuolo, prezantohet tek klubi i ri… (FOTO)

Delo.autor

Real Madridi huazon talentin e vet te një tjetër Real në La Liga

Sadik.Autor

Dy gola të shpejt në miqësoren Francë – Kolumbi

Sadik.Autor

Leave a Comment