Futboll Premier League Sport

RONALDO DHE BALE TEK MANCHESTER UNITED/ Ish-futbollisti francez tregon prapaskenën

Ish-futbollisti i Juventusit dhe Mançester Junajtid, Patris Evra ka zbuluar një prapaskenë të bujshme, teksa thotë se Sir Aleks Ferguson dëshironte rikthimin e portugezit pak para se të jepte dorëheqjen pas 27 vitesh në stolin e “Djajve të Kuq”.

ronaldoo

Gjatë një intervistë për faqen e Mançester Junajtid, 38 vjeçari francez tregon sesi Ferguson i kishte thënë në vitin 2013 se ka folur me Ronaldon për një rikthimin në Mançester. Plani i Ferguson përfshinte gjithashtu dhe Gareth Bejl, me qëllimin e vetëm për të fituar Ligën e Kampioneve përsëri.

ronaldo

Portugezi i kishte shprehur pëlqimin e tij. Mirëpo, transferimi nuk ndodhi kurrë dhe Ferguson në fund të qershorit 2013 u largua nga drejtimi i Junajtid.

evra

“Objektivi im është që të marrim Kristiano Ronaldon dhe Gareth Bejl. Më duhen vetëm këto 2 lojtarë për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve. Dhe të jem i sinqertë, kur fola me Kristianon më tha që po,” deklaroi Evra.

Related posts

Valencia mposht Alaveshin dhe parakalon Realin

Q.Autor

GETAFE JEP SHENJA JETE NË “CAMP NOU”/ Rodriguez mposht me një super gol Ter Stegen (VIDEO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM NË KATAR/ Shikoni dopietën e Xavi-t në Champions League aziatike (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment