Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SEZONI I “RILINDJES”/ Sadiku në garë për të vendosur rekord të ri te Malaga

Armando Sadiku i ka të gjitha mundësitë të kapë shifrën e 14 golave të shënuar në një sezon me skuadrën e Malagës.
662x372a_07232300sadiku
Sulmuesi kuqezi, i cili ka shënuar 10 gola në 26 ndeshje të La Liga 2. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë po kalon një nga edicionet më të mira në karrierë për sa i përket aspektit personal.

28-vjeçari ka në dispozicion 11 ndeshje për të arritur kuotën e 14 golave në kampionat, statistikë e arritur më parë te Malaga nga Sandro Ramirez (ish-lojtar i Barcelonës) në sezonin 2016-2017 dhe Salomon Rondon në sezonin 2010-2011. Madje, Sadiku ka mundësinë e mirë të tejkalojë numrin e 14 golave.

Sadiku është shprehur se ndihet i lumtur te Malaga, por pas përfundimit të sezonit duhet të diskutojë me klubin e Levantes, i cili ka kartonin e tij.

Sezoni 2019-2020 konsiderohet si sezoni i “rilindjes” së Sadikut për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme që ka patur në vitet e fundit.

Related posts

REAL MADRID-CADIZ/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Vinicius-Benzema-Hazard (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TË PA FAT/ Mbrojtësi për REKORD, Shehi merr goditjen e radhës para Kukësit

Isa.Autor

U FOL PËR LARGIMIN NGA PSG-JA/ Nejmar vendos për të ardhmen

F.autor

Leave a Comment