Futboll Seria A Sport

PLAS TEK JUVENTUS/ Mesfushori refuzon të bashkohet me skuadrën, ja arsyeja

Adrien Rabio është kthyer në një problem të vërtetë te Juventusi, pasi ka refuzuar të kthehet nga Franca në Torino, siç bënë shokët e tij të skuadrës.adrien-rabiot-juventus-1568112341-25583

Kjo ka ndodhur për shkak të reduktimit të pagave që bëri klubi bardhezi dhe sipas asaj që shkruan “La Stampa”, mesfushori nuk ka qenë dakord me këtë.

Francezi përfiton 7 milionë euro në sezon dhe nuk ka qenë aspak dakord me reduktimin e pagave, që Juventusi e bëri për shkak të krizës nga Koronavirusi, pasi kishte marrë dritën jeshile nga lojtrarët e tjerë, duke kursyer kështu të paktën 80 milionë euro.

Pikërisht për këtë, Rabio ka vendosur t’i kundërvihet klubit, duke refuzuar të udhëtojë drejt Italisë, ku më pas do jetë i detyruar të qëndrojë për 14 ditë në karantinë.RABIOT

Besohet se për ta bërë këtë, lojtari mund të jetë shtyrë nga nëna e tij që njëkohësisht është edhe agjentja e tij. Përveç zërave që kishin qarkulluar kohët e fundit, mundësitë që Rabio të largohet nga Juvja në verë janë shumë të mëdha.

Related posts

INTERI “MBRET” I MERKATOS NË SERIE A/ Jo vetëm hyrje, nga Milano mund të largohen dy titullarë

F.autor

LIVE/ Tottenham-Barça: “Ylli” i katalanasve kalon në avnatazh spanjollët (VIDEO)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Çdo gjë që duhet të dini për ndeshjet e fundit kualifikuese

Isa.Autor

Leave a Comment