Futboll La Liga Sport

HABIT/ Kandidati për t’u bërë president i Barcelonës me premtim të madh: Dua rikthimin e Guardiolës

Joen Laporta ka premtuar se do të provojë të risjellë trajnerin Pep Guardiola në stolin e Barcelonës, në rast se do të bëhet president i klubit blaugranas në zgjedhjet e vitit 2021.

Laporta kështu zbulon dhe planet për kandidim në zgjedhjet për kreun e klubit të Barcelonës që do të mbahen në vitin 2021. Në rast se do të fitonte këto zgjedhje, ky do të ishte një rikthim për Laportën si president i Barcelonës, duke qenë se e ka drejtuar këtë klub edhe nga viti 2003 deri në vitin 2010.

Pikërish gjatë presidencës së tij u promovua edhe trajneri spanjoll Guardiola nga skuadra e të rinjve të Barçës te skuadra e parë, konkretisht në vitin 2008. Koiçidencë e bukur është dhe fakti që Guardiola ka një kontratë me klubin aktual Mançester Sitin deri në vitin 2021.

“Po punoj që të prezantohem si kandidat për presidentin. Kam qenë president më parë dhe jam i emocionuar për t’u rikthyer. Do të më pëlqente vërtetë shumë që të kthehej Guardiola. Mirëpo ai për momentin është trajner i Sitit dhe vendimi i takon Pepit. Shumë katalanas do të pëlqenin që ai të stërvisë përsëri Barcelonën,” tha Laporta për “TV3”.

guardiola

Related posts

32 PIKË NË 26 JAVË KAMPIONAT/ Rekord negativ në elitë, Kukësi s’fiton prej 7 ndeshjesh radhazi

Delo.autor

TËRBOHEN TIFOZËT E MILANIT/ Pas kartonit të kuq, “BOMBA” e ICARDIT “godet” keq HIGUAININ

Isa.Autor

PAS “FORMULA 1″/ Australia mbetet pa asnjë garë, anullohet edhe ajo e “MOTO GP”

Delo.autor

Leave a Comment