Futboll Premier League Sport

VAZHDOJNË PËRGATITIJET PËR RIFILLIMIN E SEZONIT/ Ja vendimi i rëndësishëm që i lihet në dorë futbollistëve në Angli

Qeveria britanike ka theksuar këtë të mërkurë se asnjë futbollist profesionit nuk duhet të detyrohet të rikthehet në stërvitje, por zgjedhja iu takon atyre.

Departamenti për Digjitalizimin, Kulturën, Median dhe Sportin (DCMS) kanë lëshuar një dokument me udhëzime për rifillimin e stërvitjeve, gjithsesi ky departament thekson se këto udhëzime nuk janë të detyrueshme dhe nuk zëvendësojnë këshillat e qeverisë dhe autoriteteve të shëndetit publik.

Masat e propozuara nënvizojnë mbi të gjitha një pastrim imtësisht të ambienteve, si dhe një kontroll të vazhdueshëm të lojtarëve dhe stafit para dhe pas stërvitjeve.

oliver

“E dimë që yjet tona të futbollit mezi presin rikthimin në stërvitje dhe këto udhëzime do t’i mundësojnë ta bëjnë këtë gjë në mënyrë të sigurt. Prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e shëndetit të atletëve, trajnerëve dhe stafeve,” tha Oliver Douden, sekretari i shtetit për DCMS.

Stërvitjet në grup pritet të rifillojnë në datë 18 maj, ndërsa për sa i përket ndeshjeve të para, qeveria ka dhënë dritën jeshile pas datës 1 qershor.

Related posts

VAZHDON TË MAHNISË NË PREMIER/ Momenti kur Broja ndëshkon me një “PREDHË” Crystal Palace (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA E SULMUESIT/ MALLKIMI i NUMRIT 9 tek MILANI, HIGUAIN duhet të thyejë “tabunë”

Isa.Autor

INJORON MILANIN DHE NDEZ DERBIN/ Mesfushori Eriksen: Askush nga ata nuk më tremb!

Delo.autor

Leave a Comment