Futboll Sport

NGA NJË LOJTAR “MAGJIK” TEK KAPITULLI I RI/ Mutu, historia e “Playboy”-t që tani po edukon brezin e ri

Kur Adrian Mutu u transferua te Çelsi në verën e 2003-shit për 15.2 milionë paund, ishte një fillim i ri. Klubi sapo ishte blerë nga oligarku rus Roman Abramoviç dhe po kërcënonin që të zbrisnin Arsenalin dhe Mançester Junajtidin nga froni. Ish-sulmuesi i Parmës, i cili kishte shkëlqyer në Serinë A, ishte pjesë e 111 milionë paundëve të shpenzuar nga blutë e Londrës edhe për transferimin e Makeleles (16 mln), Krespos (17 mln) dhe Damien Dafit (17 mln). Mutu ishte projektuar për të qenë në qendër të projektit të ri të skuadrës së Ranierit.
_103676554_adrian_mutu_2003_getty
Por, ndërsa Çelsi transformohej, duke u bërë gjithnjë e më i fortë, karriera e Mutusë shkonte në drejtim të kundërt. Në shtator 2004, pas një sherri me trajnerin e ri Murinjo në lidhje me gjendjen e tij fizike, ai rezultoi pozitiv ndaj kokainës. U pezullua me 7 muaj nga futbolli dhe pavarësisht se rigjeti formën te Fiorentina në 2006-ën, karriera e tij u pasua nga një tjetër dënim 9-mujor pasi rezultoi pozitiv ndaj substancës sibutramine në vitin 2010, që merret për rënien në peshë. Por, sot Mutu është një tjetër figurë. Ai po jep shembullin për brezat e rinj të futbollistëve në Rumani. Në fillim të këtij viti, ai u emërua trajner i kombëtares U-21 të Rumanisë.

NJË KAPITULL I RI – “Mendoj se jam njeriu i duhur, sepse e di çfarë ndodh kur një lojtar ka probleme me disiplinën, – tha së fundmi për “BBC Sport”. – Kam kaluar momente të vështira dhe jam rikthyer më i fortë. Nëse një lojtar imi gabon, do t’i them që të mësojë prej tij dhe të mos e përsërisë. Unë jam rikthyer dhe kam luajtur më mirë se më parë, duke provuar se lojtarët e rinj që bëjnë një gabim duhet të ndihmohen dhe jo gjykohen apo shkatërrohen”. Mutu, sot 41 vjeç, është plot ambicie: “Ambiciet e mia si trajner nuk mund të jenë më të ulëta se ato si futbollist. Kam dashur gjithnjë të përmirësohem. Dua të bëhem një trajner në nivelin që kam qenë si futbollist dhe ëndrra ime është të drejtoj kombëtaren e parë të vendit tim”.
Screen-Shot-2016-01-15-at-195838
NJË LOJTAR MAGJIK – Në kulmin e karrierës së tij, Mutu konsiderohej lojtari më i mirë në historinë e Rumanisë. Ai ndan rekordin e golashënuesit me George Haxhin (35 gola). Dhe në karrierën e tij të lavdishme, e ka gjetur golin 203 herë me klubet që ka luajtur në Angli, Itali dhe Indi. Megjithatë, ai ka qenë në krye të titujve të shtypit edhe për jetën e tij jashtë fushe. Ai është divorcuar dy herë. Sa mbërriti te Çelsi, u akuzua se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, prezantueses televizive Aleksandra Dinu. Akuzat u rrëzuan, por njolla e tij nuk u hoq. Pastaj ai u lidh me yllin e Hollivudit, Moran Atias, pasi e bombardoi aktoren me mesazhe. Flirti me bukuroshen izraelite, e cila pozonte për “Versace”-n, zgjati vetëm disa muaj, por ajo do të shprehej më vonë se ai ishte i dashuri i saj i parë serioz. Në 2004-ën, ai u përfshi në një tjetër skandal: shkoi me pornostaren Laura Andresan dhe kishte pirë edhe gjakun e saj. Murinjo u tërbua dhe i tregoi derën djaloshit që i pëlqente kaq shumë të festonte.
_70574307_mutu
U PËRJASHTUA NGA BLUTË – Trajneri portugez dhe Mutu u përplasën kur ai u grumbullua me kombëtaren pas 3 javësh mungesë me Çelsin për shkak të një dëmtimi. Ata u përplasën publikisht për gjendjen e tij fizike dhe sulmuesi u gjobit me rrogën e dy javëve (120 mijë paund). Më vonë atë muaj, u kryen testet rutinë në qendrën stërvitore “Cobham”. Gjurmë kokaine u zbuluan në gjakun e tij dhe ai u pezullua për 7 muaj. Mutu nuk i pranoi kurrë akuzat, duke thënë: “Nuk jam i varur nga droga. E vetmja arsye pse e mora atë ishte për të përmirësuar performacën time seksuale. Nuk mora kokainë, por diçka që më bëri të ndihesha mirë”.
mutu3
KOMPENSIMI – Pasi e përjashtoi Mutunë, Çelsi i kërkoi edhe dëmshpërblim për më shumë se një dekadë. Fillimisht, rumuni u urdhërua të paguajë 15.2 milionë paund, ndërsa gjyqet vijuan me vite. Çështja shkoi deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, që hodhi poshtë apelin e futbollistit dhe i dha të drejtë klubit.
012115-Soccer-Juventus-Adrian-Mutu-PI-CH.vresize.1200.675.high.59
THJESHT I KEQKUPTUAR – Por, Mutu ka edhe një anë tjetër të tij që pak kush e përmend. Ai u diplomua për drejtësi ndërsa luante ende në nivele të larta, i pëlqen poezia dhe lexon Dostojevskin. Në vitin 2013 ai tregoi edhe anën e tij njerëzore për një fëmijë kinez, i shpëtuar pasi kishte ngecur në tubin e ujërave të zeza. “Nuk e kuptoj se si mund të vazhdoja të jetoja, se si mund të haja mëngjes pasi pashë këtë histori në TV. Ai është një fëmijë special. Thashë: ‘Do ta adoptoj, ai është dhuratë nga Zoti’”. Këtë nuk e bëri kurrë, por ai u bë vetë babai i një djali, Tiago në 2018, me gruan e tretë Sandra Baçiçi, 26 vjeç, ish-Miss Rumania. Ai ka gjithashtu një fëmijë nga martesa e parë me Dinun dhe dy nga e dyta me modelen domenikane Konsuelo Matos Lopez. Tani një familjar, cili do të ishte pozicioni më i mirë sesa ai i një profesori për brezin e ri të futbollistëve të Rumanisë?

mutu

Related posts

ANALIZON HUMBJEN E JUVENTUS NË CHAMPIONS/ Legjenda Del Piero: Është alarmues numri i…

Delo.autor

SOLARI I PËRKOHSHËM/ REALI nis negociatat me trajnerin që e “DASHURON” PEREZ

Isa.Autor

ZBULOHET SKANDALI I RADHËS SË ARMSTRONG/ Përdorte një motor të fshehur në biçikletë për të rritur shpejtësinë

Delo.autor

Leave a Comment