Futboll Sport

BELGJIKË-ITALI/ “Azzurrët” ëndërrojnë finalen, një udhëtim i shtruar me… “tapet të kuq”

Përjashtuar pjesën e dytë me Austrinë, Italia deri tani ka qenë një rul, më saktë një dem… Ndoshta kjo, edhe si rrjedhojë e faktit të rivalëve që ka pasur përpara deri në fazën e 1/8-ave, duke qenë se të gjitha përfaqësueset me të cilat është ndeshur uniformat i kanë pasur me ngjyrat e kuqe, të paktën ato zyrtaret po.

Kjo gjë ndodhi me Turqinë më 11 qershor, të cilën e masakruan me rezultatin 3-0. Më pas shpërthimi i “Axurrëve” vazhdoi kundër Zvicrës, e cila edhe pse e luajti atë ndeshje me bluza të bardha, uniformat zyrtare i kanë të kuqe, ashtu sikurse bluzat me të cilat bënë nxehjen.

Edhe në ndeshjen e tretë në grup, ndoshta e kuqja ishte më pranë portokallisë, por në fund edhe Uellsi pati të njëjtin fat, duke u dënuar 1-0. Në 1/8-at, tjetër skuadër më uniformë të kuqe, Austria. Këta të fundit arritën që t’u rezistojnë për 90 minuta, por në kohën shtesë forca dhe cilësia e Italisë bëri diferencën dhe ja ku mbërrijmë në çerekfinale.

Përpara, sërish një tjetër skuadër me uniformë të kuqe, Belgjika, e cila sigurisht që është më e frikshme sesa këto që ka kaluar deri tani, por mos ndoshta edhe këtë herë “Demat” e Mançinit nuk do të zhgënjejnë?

Këtë presim ta mësojmë sot, pasi duke kaluar në gjysmëfinale, e sigurt do të jetë vetëm një gjë: sërish njëra mes Zvicrës e Spanjës do të jetë një rivale me uniformë të kuqe. Por, të presim dhe të shohim nëse ky trend do të vazhdojë…

Related posts

SHKËMBIMI NIANGGOLAN-VIDAL/ Zbulohet ideja e çmendur e merkatos

Delo.autor

LOJTARI NUK I BESON SYVE NDAJ EKIPIT SHQIPTAR/ E pabesueshme çfarë rast humb një hap larg portës (VIDEO)

Delo.autor

Gerrard kërkon të krijojë një “mini-Liverpool” te Rangers, do të marrë në skuadrë ish-shokët e ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment