Futboll Seria A Sport

BISEDË ME ISH MIS ITALINË/ Chiellini zbulon lajmin e bujshëm: Në fund të sezonit…

Kapiteni Giorgio Chiellini ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante gjatë një bisede të zhvilluar në Instagram me Martina Colombari-n, ish-Mis Italia dhe gruaja e legjendës së Milan-it, Alessandro Costacurta.

Ndërsa të tjera, Chiellini zbulon se në fund të sezonit të ardhshëm do t’i japë fund karrierës në futboll.

“Jam provuar nga Juventus, Inter dhe Milan, kam qenë shumë afër të kalimit te njëra prej këtyre skuadrave, por presidenti nuk ka pranuar. Ka qenë fati im sepse kam kaluar një adoleshencë normale, jo në kolegj ku i takon prindërit një herë në muaj”, ka thënë ylli i Juventus-it.

“Kam luajtur me kampionë të mëdhenj të cilëve jam munduar t’u vjedh sa më shumë të ishte e mundur, të njëjtën gjë kam bërë edhe me shembuj e këqij. Lidhja e fortë me një familje pronare e klubit si Juventus ndihet dhe është një vlerë më shumë”.

“Kur ishin Inter-i i Moratti-t ose Milan-i i Berlusconi-t, ekzistonte një ndjesi tjetër. Bota po ndryshon dhe Italia po përshtatet, por për ne nostalgjikët ndihej një dashuri ndryshe për skuadrën. Nuk dua të them se sot punohet keq. Ishte një futboll ndryshe. Mendoj për Inter-in e Moratti-t, që kanë qenë rivalë të betuar, por kishte respekt”.

Në lidhje me një tërheqje të mundshme nga futbolli: “Vitin e ardhshëm do të kërkojë të kuptoj si jam. Do të shikoj si do të jem, në fundin e sezonit të ardhshëm mund të tërhiqem. Do të më pëlqente të vazhdoja në botën e futbollit sepse është jeta ime”.

“Do të ishte bukur sikur ta mbyllja me një Europian të jashtëzakonshëm. Shpresoj të jem në gjendje  të mirë për ta jetuar në maksimum. Tani po rikuperoj nga disa shqetësime pas dëmtimit. Do të punoj edhe disa ditë i veçuar, më pas shpresoj të mund të ndihmoj skuadrën. Jemi kthyer të bëjmë atë që pëlqejmë”.

Related posts

PËRFLITET PËR T’U LARGUAR/ Mesfushori i Barcelonës lë gjithçka në ajër me deklaratën e fundit

Delo.autor

ËSTHË ZYTARE/ “Kuqezinjtë” arrin akordin me Atleticon për argjentinasin…

Delo.autor

FINALJA CHAMPIONS NË MADRID/ Ja rekordi që do thyejë Talenti i Liverpool

Delo.autor

Leave a Comment