Basketball Sport Të tjera

COVID-19/ Pozitiv edhe një lojtar i Miami, ylli i Lakers tërhiqet nga frika e koronavirusit

Shtohet numri i basketbollistëve të infektuar nga Covid-19. Mediat amerikane konfirmojnë se orët e fundit ka rezultuar pozitiv me koronavirus edhe lojtari i Miami Heat, Derrick Jones, duke e çuar në 5 në total numrin e lojtarëve të infektuar.

Basketbollisti i Miami ka nisur menjëherë karantinën dhe do të jetë nën vëzhgimin e stafit mjekësor për 15 ditët në vijim. Jones do të qëndrojë në izolim deri kur të dalin negativë dy teste anti-Covid njëri pas tjetrit, në harkun kohor të 24 orëve.

Ndërkohë, skuadra e Lakers nuk do të ketë në rikthimin e kampionatit basketbollistin Avery Bradley, një nga titullarët e këtij sezoni. Ai vendosi të mos luajë për arsye familjare, pasi djali i tij Liam ka probleme me frymëmarrjen.

“Unë luaj basketboll për familjen time dhe nuk dua ta vë atë në rrezik”, tha Bradley. Pritet që Lakers të ndërhyjnë në merkato për ta zëvendësuar këtë lojtar të rëndësishëm.

Related posts

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Francezët akuzojnë: COVID-19 e “solli” Juventus

Delo.autor

KA RILINDUR/ Bum ofertesh nga Brazili për Gabigol, INTERI në dilemë!

Isa.Autor

ISHTE TRANSFERIMI I BUJSHËM/ “Zhduket” De Ligt, trajneri Sarri nuk e sheh si…

Delo.autor

Leave a Comment