Futboll Sport

DJALI MBUSH 10 VJEÇ/ Ja çfarë i bleu Ronaldo, zbulohet çmimi i pabesueshëm i dhuratës

Cristiano Ronaldo Junior, djali i futbollistit të njohur, sot mbush 10 vjeç. Ronaldo ka publikuar në Instagram një foto me të, ku i bën urimin më të ëmbël djalit, teksa shprehet i habitur se sa shpejt kanë kaluar 10 vjet.

Ata ngjajnë si dy pika uji, teksa shihet se kanë ndryshuar dhe modelin e flokëve.

Mirëpo, në këtë 10-vjetor, padyshim që nuk mund të mungonte një dhuratë për Cristiano junior, i cili po ndjek hapat e të atit dhe ka premisa që të bëhet një lojtar i madh.

Ronaldo ka prezantuar këpucët e reja Nike mercurial, dhe një palë ia ka dhuruar djalit. Ato kushtojnë vetëm 260 euro.

Pasi të dy kanë veshur atletet e reja, kanë shkuar në fushën mbrapa shtëpisë dhe kanë filluar “stërvitjen”. Mesa duket, djali e ka mundur babain. Epo, ‘bëmë baba të të ngjaj’.

Related posts

Allegri nuk e fsheh: Edhe Kupa e Italisë është objektivi ynë

Q.Autor

E ARDHMJA LARG INTER/ Eriksen kryen vizitat mjekësore, pranë firmës me klubin legjendar…

Delo.autor

DISFATA NDAJ VERONËS/ Ronaldo: Nuk duhej të ndodhte kështu!

Delo.autor

Leave a Comment