Futboll Sport

DY “TITANËT” E FUTBOLLIT/ Messi apo Ronaldo, cili ka shënuar më shumë? Ja të gjithë numrat e karrierës

Messi ose Ronaldo, Cristiano ose Lionel. Gjithmonë ata. Vitet 2010 ishin padyshim ato të duopoli midis portugezit dhe argjentinasit, që përgjatë disa sezoneve të fundit kanë ndarë trofe personalë dhe ekiporë, rekorde personale dhe faqet e para të mediave sportive të botës, sa iu përket golave të shënuar. Por, sa gola kanë shënuar Messi dhe Cristiano Ronaldo në karrierën e tyre profesionale, deri më sot? Këtu janë të gjithë numrat monstruozë të dy yjeve të futbollit, plot 11 herë së bashku fitues të “Topit të Artë”.

Një sfidë e gjatë, që vjon në distancë prej kalimit të luzitanit te Juventusi. Shifrat e dy tabelave të mëposhtme janë aktualizuar ditën e sotme dhe tregojnë 729 gola në 1005 ndeshje për CR7, me një mesatare prej 1.37 gola për ndeshje. Në “llogoren” tjetër qëndron “Pleshti”, me 710 gola në 902 ndeshje. Mesatarja e finalizmit të argjentinasit është 1.27 gola për ndeshje. Krahasimet mes të dyve, si bombera, mund t’i bëni vetë.

Golat zyrtarë të Cristiano Ronaldos

SkuadraKompeticioniNdeshjeGola
Sporting LisbonaKampionati kombëtar253
Manchester UnitedKampionati kombëtar19684
Real MadridKampionati kombëtar292311
JuventusKampionati kombëtar5544
Sporting LisbonaKupa Ndërkombëtare30
Manchester UnitedKupa Ndërkombëtare5717
Real MadridKupa Ndërkombëtare107113
JuventusKupa Ndërkombëtare158
Sporting LisbonaKupa Kombëtare62
Manchester UnitedKupa Kombëtare3917
Real MadridKupa Kombëtare3726
JuventusKupa Kombëtare83
Portugalia16499
Totali1005729


Golat zyrtarë të Lionel Messit

SkuadraKompeticioniNdeshjeGola
Barcelona CKampionati105
Barcelona BKampionati226
BarcelonaKampionati478440
BarcelonaKupa Ndërkombëtare150122
BarcelonaKupa Kombëtare9467
Argjentina13870
Totali902710

 

Related posts

E PABESUESHME/ Një SHQIPTAR në formacionin më të KEQ të historisë së Botërorit

Isa.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Cadiz. Rezultati 0-1

Delo.autor

VIDEO/ Barcelona në avantazh ndaj Betis, Rakitic autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment