Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Po kalon një moment të mirë me Partizanin, heroi i derbit në dyshim

Partizani fitoi ndaj Dinamos dhe vijoi të jetë brenda objektivit për të fituar Kupën e Shqipërisë, e cila do të mundësonte kualifikimin në Europë dhe prestigjin që të jep fitimi i një trofeu në fund të sezonit.

Derbi pa dyshim ishte triumf i madh, por gjithçka e ka një faturë në fund.

Heroi i ndeshjes, Xhuliano Skuka, nuk luajti dot më shumë se 68 minuta në derbi për shkak të problemeve muskulore.

I riu ka pasur probleme edhe gjatë javës, teksa duket se ende nuk janë zhdukur.

Skuadra ditën e djeshme nuk ka kryer një stërvitje të mirëfilltë, por lojtarët i janë nënshtruar një faze rehabilitimi për të ulur ngarkesën muskulore të shkaktuar nga ndeshja e djeshme.

I vetmi që ka munguar ishte pikërisht Skuka, i cili është në dyshim për ndeshjen me Skënderbeun, e cila luhet vetëm pas dy ditësh.

Ndërkohë, Hadroj, i cili la fushën gjithashtu mes dhimbjesh prej problemeve fizike, është në gjendje optimale dhe gati për të luajtur në betejën ndaj Skënderbeut.

Ditën e sotme pritet të nisin zyrtarisht përgatitjet për transfertën në Korçë, e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.

Related posts

Real Madrid mendon për zëvendësuesin e Modric, “shënjestron” lojtarin e Totthenham

Sadik.Autor

VULOSI TRIUMFIN NDAJ PSG-SË/ Ylli i “Djajve të Kuq” e festoi si i çmendur golin e Rashford nga shtëpia (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Parisi bën “poker” në “Parc des Princes”, Neymar shënon super gol

Q.Autor

Leave a Comment