Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E DONNARUMMAS DHE SITUATA E IBRAHIMOVIC? Trajneri i Milanit flet hapur

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, në prag të sfidës delikate me Romën, trajneri Stefano Pioni është ndalur nominalisht edhe ted y jet kuqezinj, Ibrahimovic dhe Donnarumma, veç të tjerash: Ibrahimoviç ka punuar shumë dhe është mirë. Ai zhvilloi seancën e parë stërvitore me ekipin, por ende nuk është i gatshëm të luajë. Për këtë arsye nuk do të grumbullohet për këtë ndeshje. Do të punojë edhe nesër, por nuk do të jetë as në stol.

E ardhmja e Donnarumma? Ai është i qetë dhe i angazhuar plotësisht te Milani. Natyrisht, do të marrë vendimin më të mirë për veten. Unë nuk kam biseduar me të për këtë, mendojmë vetëm për kampionatin. Sidoqoftë, nuk e shoh shumë larg nga ky klub. Kjaer do të jetë me ne, nëse mund ta përfundojë stërvitjen e sotme. Ai ka personalitet dhe është inteligjent.

Unë jam gjithashtu i lumtur me rikuperimin e Duarte, sepse ka cilësi të veçanta. Duke marrë parasysh faktin se nuk do llogarisim dot Musacchio, kemi nevojë për të gjithë lojtarët. Bennacer është një lojtar me fizik të jashtëzakonshëm. Tani po përmirësohet edhe në anën taktike. Ai do të bëhet një lojtar i nivelit të lartë, po rritet shumë ”.

Related posts

E BUJSHME/ Hakerat i zbulojnë objektivin e merkatos, Guardiola do mbrojtësi e klubit gjigant…

Delo.autor

Nisin dy takimet e Grupit C, Franca për vendin e parë, Danimarka e Australia për kualifikim

Sadik.Autor

FULHAM-MANCHESTER CITY/ Guardiola synon fitoren për të qëndruar afër rivalit të kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment