Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI EKLIPSON TITULLIN/ Liverpool: Sjellje e papranueshme nga tifozët! (FOTO)

Shumë mijëra njerëz u mblodhën dje në “Pier Head” dhe vendosën të injorojnë distancat e sigurisë, duke rrezikuar kështu shëndetin publik. Qyteti ynë është ende në një urgjencë shëndetësore prej Covid-19 dhe këto sjellje janë të papranueshme”Me këtë shënim të ashpër, të lëshuar bashkarisht nga Liverpool Football Club, Këshilli Bashkiak dhe agjensitë e zbatimit të ligjit, është stigmatizuar ajo që ndodhi në qytet mbrëmë. Fjala është për mijëra tifozët e “Reds”, që dolën shesheve dhe rrugëve për të festuar titullin kampion të Anglisë, i pari që nga viti 1990. Nuk munguan as trazirat e përplasjet me policinë, të cilat zgjatën deri në agim.

“Rreziku i një valë të dytë të Covid-19 ekziston ende, – vijohet në deklaratën për mediat. – Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku, që situata të mos dalë jashtë kontrollit dhe të karantinohemi sërish. Kur të jetë e mundur do ta bëjmë festën e madhe, nuk do të mungojë parada e ekipit nëpër qytet (në autobusin me dy kate), por deri atëherë siguria dhe shëndeti publik do të vazhdojnë të jenë përparësia jonë numër një”.

Gazeta “Liverpool Echo” ka dokumentuar me foto dhe video (në versionin e saj online) të përplasjeve midis forcave të rendit dhe huliganëve, që ndodhën para agimit të sotëm (deri në orën 2 të mëngjesit) pranë stacionit të trenit dhe në qendër të qytetit.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Perisic i thotë “Po” Bayern Munich, ja kontrata që firmos

Delo.autor

“Messi i ri”, dy dështime, 1 amator dhe… 10 adoleshentët më të shtrenjtë të historisë së futbollit

Q.Autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Tifozët shqiptarë kërkojnë bileta në treg të zi

Delo.autor

Leave a Comment