Futboll Sport

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Madrilenët “ofendojnë” Mario Götze, ofertë “qesharake” për yllin gjerman

Mario Götze do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni. Sipas gazetës gjermane “Bild”, ai nuk do të jetë në gjendje t’iu thotë lamtumirë verdhezinjve në fushë, aq më pak para tifozëve. Megjithë problemet e tij të lëndimeve, mesfushori gjerman është lojtar i lirë, që ngjall interes te klubet e tjera të kontinentit.

Kjo gazetë siguron se Atlético Madrid e pëlqen Mario, por oferta maksimale e madrilenëve do të ishte një pagë prej 2 milionë euro në sezon. Për Götze, i cili aktualisht merr afër 10 milionë euro, nuk duket një ofertë shumë tërheqëse, të paktën ekonomikisht.

Në fakt, këtë sezon gjermani ka luajtur pak me fanellën e verdhë. Më saktësisht, ka qenë 609 minuta në fushë në 21 ndeshje midis Kupës, Bundesligës dhe Champions-it, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë një asist. Heroi i finales së Kupës së Botës 2014 do të ketë një lamtumirë të rrallë me Dortmundin, ndërsa e ardhmja mbetet ende të mësohet.

Related posts

STATISTIKAT PËR PENALLTITË/ Messi mesatarisht gabon një 11-metërsh në…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Pronarët e PSG-së pranojnë humbjen, Mbappe largohet në verë

Delo.autor

PJESË E FIORENTINËS/ 4 klube italiane shprehin dëshirën për lojtarin shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment