Futboll Kategoria Superiore Sport

“DUA TË RINOVOJ KONTRATËN”/ Sulmuesi Torasa “SMS” Tiranës: Jam i lumtur këtu

Agustin Torasa kërkon të qëndrojë te Tirana, por thotë se gjithçka është në dorë të klubit. Pas ndeshjes së fituar me Vllazninë dhe triumfit të Laçit ndaj Kukësit, bardheblutë janë shumë pranë titullit. E pranon edhe vetë Torasa. Në një intervistë për “Panorama Sport”,argjentinasi shpreson që titulli të vijë sa më shpejt, ndërsa zbulon se gjithçka ndryshoi falë asaj që dhanë ai dhe shokët e tij në fushën e lojës. Dy fjalë edhe për karrierën dhe veten…
torasa
Titulli është çështje e përfunduar?
Çdo javë që kalon, çdo ndeshje që luajmë na bën të jemi më pranë titullit, që ishte objektivi ynë. Këtë qëllim i kishim vënë vetes në fillim të sezonit. Mendoj se deri tani nuk kemi fituar asgjë, por kemi besim te vetja jonë, që do t’ia dalim. Tani gjithçka është në dorën e Tiranës. Vendoset nga ne dhe jo një skuadër tjetër. Situatë që na qetëson plotësisht.

Keni luajtur me Partizanin dhe Flamurtarin, por nuk keni fituar titullin. Tani jeni te Tirana dhe shumë pranë titullit…
Ndihem shumë mirë. Për këtë erdha te Tirana. Në një moment të caktuar e pamë këtë mundësi shumë larg. Ishte koha e Memës dhe Ahmatajt kur ndoshta humbëm shumë pikë, por tani jemi shumë afër. Kjo nuk do të thotë që të ulim kokën dhe të relaksohemi, sepse nuk kemi fituar asnjë, ndonëse jemi shumë pranë.

Dëshira juaj është që të qëndroni këtu?
Duhet të arrijmë marrëveshjen. Unë jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj. Është edhe klubi që duhet të jetë i kënaqur për të më mbajtur.

Related posts

LIVE/ Derbi i Italisë: Mbyllet ndeshja Inter-Juventus. Rezultati 1-1

Delo.autor

LARGIMI MES LOTËSH I ROBERTO MORENOS/ Tekniku Enrique nuk e do si ndihmës, ja lista me trajnerët e Spanjës

Delo.autor

MIDTJYLLAD-LIVERPOOL/ Klopp i beson treshes së sulmit Minamino, Salah, dhe Origi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment