Futboll La Liga Sport

IRONI ME MBROJTËSIN PIQUE/ Trajneri Zidane: Reali im nuk flet në TV

Zinedin Zidan kërkon të qëndrojë larg polemikave dhe nuk e tregon mendimin e tij për kalendarin. Trajneri i Realit të Madridit thotë se skuadra e tij flet në fushën e lojës dhe duhet të jetë e përqendruar maksimalisht te sfida ndaj Majorkës.
galzidane_HE25836Thumb
PËRQENDRIM – “Nuk i zëmë besë Majorkës. Ata do të vijnë të kërkojnë 3 pikët dhe janë skuadër që mund të hapin punë në çdo moment. Ne duhet ta fitojmë ndeshjen nga minuta e parë deri në të 90-ën”.

KALENDARI – “Këtu secili bën punën e tij. Unë kam mendimin tim për këtë situatë, por nuk do të futem në këto diskutime. Një ditë flitet për oraret, një ditë për arbitrat. Shqetësimi im është vetëm për ndeshjen, e cila është si një finale. Na mbeten 8 ndeshje dhe duhet t’i fitojmë të gjitha. Pjesën tjetër që flet e kuptoj, secili ka mendimin e tij. Në fund të fundit, kalendari është ky që është dhe nuk do të ndryshojë asgjë. Ne thjesht duhet që të pushojmë kur na thonë dhe të luajmë kur na thonë. Ka njerëz te Reali dhe te Barcelona që merren me gjëra të tilla dhe me diskutime. Skuadra ime nuk flet në TV, por në fushë”.
GettyImages-1208023888-1
VINICIUS-HAZARD – “Nuk është e pamundur që të luajnë bashkë, por ne duam që lojtari të ndihet komod në fushën e lojës. Dhe Vinicuis ndihet komod aty ku është Eden. Mua më pëlqen që t’i aktivizoj lojtarët aty ku japin më të mirën nga vetja. Por, sigurisht që ata mund të luajnë bashkë dhe për këtë nuk kam dyshime”.

FORMACIONI – “Do ta shohim nesër (sot). Kemi shumë ndeshje në pak kohë dhe rikuperimi i forcave është shumë i rëndësishëm. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.
1564089449_797528_1564089636_noticia_normal
ISKO – “Rikthimi i tij është një lajm shumë i mirë. Dëmtimi nuk ishte kaq i rëndë nga sa menduam dhe Isko do të jetë me ne për këtë ndeshje”.
89dde14493
KASEMIRO – “Nuk do të luajë dhe ne duhet të bëjmë një formacion ndryshe për ta fituar ndeshjen”.
carvajal-real-madrid_jarda6xv1qkf19cb5hbm356o4
KARVAHAL – “E di që duhet t’i luajë ai ndeshjet sepse Naço ende nuk është rikuperuar totalisht. Është në rrugën e duhur dhe shpresoj që të rikthehet sa më shpejt. Një ditë më parë luajti Mendi në krahun e tij”.
KUBO
KUBO – “Ka bërë një sezon mjaft të mirë te Majorka dhe po luan me vazhdimësi. Kjo është ajo që donte ai dhe klubi. Është një lojtar interesant për të tashmen dhe të ardhmen. Jam i lumtur për sezonin e tij, por shpresoj që sot të mos bëjë gjë… Të shohim se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm”.

Related posts

Manual si të shkatërrosh karrierën/ Lopetegui dy pushime nga puna në 139 ditë

Isa.Autor

FRANCË-KROACI/ Finalja e diferencave të mëdha (DETAJE)

Isa.Autor

MOTOGP/ Andrea Dovizioso, me Ducatin deri në vitin 2020

Sadik.Autor

Leave a Comment