Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Futbolli italian merr vendimin historik

Ditë vendimesh historike për futbollin italian. Pas lajmërimit se Seria A e femrave do të konsiderohet futboll profesionist nga sezoni 2021-22, Këshilli i Federatës Italiane të Futbolli ka marrë një tjetër vendim historik në lidhje me merkaton.

Edhe pse vetëm për sezonin 2020-2021, në kampionatet nën drejtimin e FIGC një futbollist do të mund të federohet nga 3 klube të ndryshëm dhe të luajë për këto skuadra.

Ky ka qenë njoftimi zyrtar i Këshillit të Federatës:

“Me sugjerim të FIFA-s, në sezonin 2020-21 është i lejuar federimi i një futbollist për 3 klube të ndryshëm në një sezon të vetëm dhe njëkohësisht mundësia për të luajtur për të gjitha këto skuadra”.

Deri më sot një futbollist, në harkun e një sezoni, mund të federohej për më shumë se dy skuadra, por mund të ishte vetëm dy fanella.

Tani ndryshon gjithçka, edhe pse vetëm për një vit: vendimi është një pasojë e pandemisë Coronavirus që ka kthyer përmbys datat e sezonit aktual dhe atij të ardhshëm, ashtu si edhe merkaton, që do të hapet më 1 shtator dhe do të mbyllet më 5 tetor.

Related posts

PRAPASKENA E BUJSHME/ Bajrami projektohet si post-Insigne, Napoli hap “thesin”

Delo.autor

PRITET TË LARGOHET NGA LIVERPOOL/ Mesfushori Shaqiri shumë pranë kalimit te ekipi i madh francez…

Delo.autor

“PARTIZANI DO TË JETË NDRYSHE”/ Allmuça: Kupa si shpëtim për Dinamon

Delo.autor

Leave a Comment