Futboll Sport

ZYRTARE/ “Mbreti Klaudio u kthye”, Ranieri prezantohet në klubin ku u bë i famshëm

Klaudio Ranieri kthehet përsëri në pankinë. Trajneri i njohur italian ka pranuar të ndërmarrë një sfidë të vështirë, për të bërë përsëri të madh një klub ku ai mori fame në fillimet e karrierës së tij.

Ranieri është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i skuadrës së Kaljarit, teksa ka vendosur që të drejtojë ishullorët në një sfidë ku si objektiv do të jetë ngjitja në Serinë A, edhe pse fillimi i kampionatit nuk ka qenë ai i shpresuari dhe skuadra gjendet larg këtij objektivi.

“Mbreti Klaudio u kthye”, shkruante klubi në postimin në rrjetet sociale, teksa shfaqte momentet e mbërritjes së Ranierit, të pritur si hero nga tifozët e këtij ekipi. Ranieri kishte drejtuar Kaljarin nga viti 1988 më 1991, duke i ngjitur atëherë nga Seria C në Serinë A, e duke marrë famë në një karrierë që më pas e çoi në majat e futbollit evropian.

“Ky është vendi ku kuptova që mund të bëja trajnerin dhe këtë eksperiencë këtu e kam marrë me vete kudo që kam qenë”, tha Ranieri para gazetarëve pas zyrtarizimit të firmës së tij si trajneri i ri i Kaljarit.

Related posts

Stones “driblon” Kroacinë: Do ta kap finalen e Botërorit me të dyja duart

Isa.Autor

GJESTI ME SHISHEN E BIRRËS/ Pogba fiton luftën e tij me UEFA-n. Organizatorët e “Euro 2020” marrin vendimin e fortë

Delo.autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN FRANCEZ/ Ylli shqiptar vjen nga stoli dhe shënon për Reims, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment