Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Futbollisti spanjoll e mbyll me Barcelonën, do të vazhdojë karrierën në Madrid

Mark Cucurela nuk do të kthehet më te Barcelona, pas huazimit te skuadra e Getafes që kaloi në fillim te sezonit.usa_today_11007358.0

Drejtuesit e Getafes kanë arritur marrëveshjen me klubin katalanas për të blerë kartonin e mesfushorit përfundimisht dhe tani ai do të jetë një lojtar në pronësi të Getafes.

Pikërisht këta të fundit e kanë zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes në faqen e tyre, duke njoftuar kështu se tashmë kanë kartonin e spanjollit.

Cucurela është rritur në ekipet zinxhir të Barcelonës, teksa ka luajtur edhe me ekipin e parë disa ndeshje, por për shkak të konkurrencës së madhe në ekip, Barcelona vendosi ta huazojë te Getafe në fillim te sezonit, aty ku lojtari ka treguar paraqitje shumë të mira dhe tashmë do të vazhdojë te jetë pjesë e ekipit madrilen.

Related posts

Homazhe për legjendën e Tiranës, nderohet figura e Skënder Hykës (FOTO)

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ ​Liverpool synon të ruajë ecurinë e përkryer në Premier League

Isa.Autor

Fitore e vuajtur për Kukësin, përmbys Teutën dhe konsolidon vendin e dytë

Q.Autor

Leave a Comment