Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE NË “OLD TRAFFORD”/ Martial i dhuron fitoren “Djajve të Kuq” dhe rishkruan historinë

Manchester United ka marrë një fitore bindëse 3-0 në shtëpi kundër Sheffield në javën e 31-të të Premier League.

Heroi i sfidës së luajtur në  Old Trafford ka qenë Anthony Martial, autori i të tre golave të realizuar nga United.

Francezi është bërë lojtari i parë i Djajve të Kuq që shënon një tregolësh në Premier League që nga Robin van Persie në prillin e 2013-ës.

Kjo fitore e ka çuar ekipin e Solskjaer në 49 pikë, vetëm dy larg Chelsea-t që mban vendin e katërt dhe ka një ndeshje më pak.

Blutë do të luajnë nesër kundër Manchester City-t dhe United shpreson te një dhuratë nga ana e kushërinjve.

Mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe tri ndeshje të tjera të Premier League: Wolves ka mundur 1-0 në shtëpi Bournemouth-in, Everton-i ka mundur me të njëjtin rezultat në transfertë Norwich-in, ndërsa Newcastle-Aston Villa është mbyllur në barazim.

Related posts

“SKËNDERBEU NUK NA HAPI PROBLEME”/ Trajneri Egbo: S’kemi presion, e dimë si luajnë korçarët

Delo.autor

ARSENAL-SOUTHAMPTON/ Granit Xhaka dhe Mustafi janë titullarë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E FUNDIT/ Pas humbjes ndaj “krutanëve”, Kukësi shkarkon trajnerin Ramazan Ndreu

Delo.autor

Leave a Comment