Futboll Sport

Laçi gjen zëvendësuesin e Qaqit, është ish-mbrojtësi i Tiranes

Harallamb Qaqi ishte një nga të larguarit e rradhës nga ekipi i Laçit para pak ditëve. Mbrojtësi 24-vjeçar mbylli bashkëpunimin me kurbinasit pas një sezoni në nivele shumë të larta në Superligë. Nnëshkrimi i tij me ekipin e Kukësit ka krijuar një boshllëk në prapavijën e bardhezinjve që po mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Në skenë ka dalur emri i Olsi Teqjas. Mbrojtësi mbylli një sezon të suksesshëm në Maqedoni me Shkëndijën ku arriti të fitonte si kampionatin ashtu edhe kupën. Por duket se ai nuk do rinovojë me kuqezinjtë. Ish-mbrojtësi i Tiranes e njeh mirë ambientin në Laç pasi më parë ka qenë pjesë e skuadrës ku edhe ka fituar kupën e Shqipërisë. Teqja do e mirëpriste një rikthim në Laç, por duket se ai nuk do që të nxitohet pasi për të ka disa oferta.

Related posts

Legjenda Totti: Salah ndër më të mirët në botë

Q.Autor

Mourinho: Lukaku-Ibra, nuk mund të luajnë bashkë

Q.Autor

“NUK MË PËLQEN TË KRAHASOJ BREZAT”/ Ndihmësi i Tuchel: Ky është defekti i vetëm i Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment