Futboll Premier League Sport

GOLI NË MINUTAT E FUNDIT/ Ceballos bën heroin dhe dërgon Arsenalin në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë

Arsenali arriti një kualifikim tepër të rëndësishëm për në gjysmëfinalen e FA Cup. “Topçinjtë” e Mikel Artetës, mposhtën me rezultatin 1-2 Shefild Junajtid në një përballje tepër delikate.

Ishte futbollisti Nikolas Pepe, ai i cili në minutën e 25-të hapi seri në golave, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Vendasit nuk u dorëzuan teksa barazuan shifrat me anë të irlandezit MekGoldrik, i cili realizoi në minutën e 87-të.

Kur u mendua se koha e rregullt do të mbyllej në barazim dhe ndeshja do të shkonte në shtesa, ishte Dani Sebajo, i cili në minutën 90+1 i dhuroi fitoren Arsenalit. Talenti spanjoll lëshoi një diagonale të saktë, duke mposhtur portierin vendas.

Related posts

“PUNA JOTE ËSHTË NJË TURP”/ Po bëhet virale, Zidane kapet keq me gazetarin që e pyeti për Realin (VIDEO)

Delo.autor

NAPOLI-INTER/ Spalletti synon të fitojë për të ruajtur vendin në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FINALJA ITALI-ANGLI/ Nga milingonat fluturuese te 70 mijë euro 4 bileta, ja detajet pikante

Delo.autor

Leave a Comment