Futboll Sport

KORONAVIRUSI NË MEKSIKË/ 22 lojtarë të klubit të futbollit Cruz Azul pozitivë me COVID-19

Koronavirusi (COVID-19) është konfirmuar te 22 lojtarë të klubit të futbollit meksikan Cruz Azul, i cili luan në ligën e parë të këtij vendi të Amerikës Latine (MX League), transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi përmes një njoftimi theksoi se për koronavirus janë testuar ekipi i meshkujve dhe femrave. Rezultatet kanë treguar se 14 lojtare dhe 8 lojtarë ishin pozitivë me koronavirus.

Emrat e sportistëve të infektuar nuk janë publikuar, por thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka filluar procesi i trajtimit nga COVID-19.

Liga e Meksikës gjithashtu është shtyrë për shkak të koronavirusit dhe është planifikuar të vazhdojë më 24 korrik, pa praninë e tifozëve.

Related posts

LIVE/ Champions: “Lumë” golash në start, 4 skuadra kalojnë menjëherë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

FULHAM SURPRIZON LIVERPOOL/ 5 gola në Londër, fiton Tottenham

F.autor

KOMBËTARJA U-17/ Bulku provon humbjen e parë, kuqezinjtë pësojnë disfatë në “Niko Dovana”

Delo.autor

Leave a Comment