Futboll Shqipëri Sport

“JAM I KËNAQUR QË TË VAZHDOJË TEK NAPOLI/ Edi Reja “analizon” Hysajn dhe tregon habinë për golin kundër Islandës: Çfarë ndodhi me ty?

Nëse më parë ishte drejt largimit, tani është pranë rinovimit. Hysaj dalëngadalë po fiton besimin e trajnerit Gatuso dhe situata e tij tek Napoli po ndryshon për mirë.

hysaj

Më tepër minuta lojë, fitoi Kupën e Italisë dhe gjërat duken se po shkojnë mirë për mbrojtësin shkodran. Edi Reja në një intervistë për “Radio Marte” tregoi dëshirën që Hysaj të qëndrojë tek Napoli dhe shprehu habinë në golin që shënoi kundër Islandës.

“Nëse jam i kënaqur me Elseid Hysajn që të qendroj te Napoli? Po, natyrisht. Më parë nuk kishte vetëbesim, tani e ka gjetur përsëri dhe po bën ndeshje pozitive. Hysaj është kapiteni im dhe kam shumë besim tek ai. Te Kombëtarja bëri një gol të bukur, me një driblim dhe tunel vërtet të çmendur. I thashë: “Çfarë ndodhi me ty Hysaj?”. Ishte e rëndësishme që të luante dhe po i përgjigjet pozitivisht stimujve që po i vijnë nga Gatuzo”, u shpreh Reja.

Related posts

BUNDESLIGA/ Dortmundi merr goditjen e parë nga Augsburg, shfryhen yjet e verdhezinjëve

Delo.autor

FINALJA E KUPËS E AFRIKËS/ Përballja mes Senegal dhe Algjerisë, dy ekipet në “luftë” për trofeun

Delo.autor

PËRBALLJA ME ANGLINË/ “Dardanët” bëjnë atmosferë rrugëve të Londrës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment