Futboll Seria A Sport

KA KONTRIBUAR NË 27 GOLA KËTË SEZON/ Milan përgatit afrimin e madh. Lojtari një hap larg “kuqezinjve”

Milani po planifikon goditjen e parë në këtë merkato dhe ajo pritet të jetë në repartin e mesfushës. Sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, kuqezinjtë janë shumë afër firmës me mesfushorin e Salcburg, Dominik Szoboslai.gettyimages-1178663506-1024x1024

Talenti hungarez ndiqet prej kohësh nga klubi italian, që tashmë duket shumë afër marrëveshjes me klubin e lojtarit. Mesfushori thuhet se është një dëshirë e madhe e Ralf Rangnik, i cili pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit sezonin tjetër.

Në këtë situatë, drejtuesit kuqezi kanë nisur nga punë dhe janë shumë afër transferimit të 19-vjeçarit. Szoboslai ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Salcburgun, teksa në 38 ndeshje të zhvilluara, ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 17 asiste.

Raporti i sipërpërmendur shkruan se transferimi i mesfushorit pritet t’i kushtojë 24 milionë euro arkave të Milani dhe do firmosë një kontratë 3-vjeçare.

Related posts

“ALARM” I KUQ PARA POLONISË/ Manaj e nis titullar me Sivasspor, por zëvendësohet pas vetëm 7 minutash

F.autor

Politikani zviceran bën shqiponjën dhe flet për Xhakën e Shaqirin: Nuk vranë askënd

Sadik.Autor

Nuk pranon të luaj kundër Fenerbahce, Erdogan kërkon takim me Besiktas-in

Sadik.Autor

Leave a Comment