Futboll Sport

KRYEVEPËR ARKITEKTURORE! Dalin PAMJET nga stadiumi i përbashkët i Milanit dhe Interit

Dy klubet e Milanos, ato kuqezi dhe zikaltër, kanë depozituar tashmë në bashkinë e qytetit planin dhe projektin për stadiumin e ri të përbashkët, që do të zërë vendin e “San Siro”. Bëhet fjalë për një kryevepër arkitekturore, që do të ruajë qasjen historike me impiantin aktual, qoftë përmes muzeve të ndryshëm brenda impiantit gjigant, qoftë edhe aspekteve të tjera koordinative, rekreative, argëtuese dhe sportive për qytetin.

“Gazzetta dello Sport” ka zbërthyer sot përmes fotove se si do të jetë stadiumi i ri modern i Milanit dhe Interit, si një nga xhevahirët e xherdanit në “kokën” e Milanos, sepse projekti është një qendër e madhe multifunksionale. Sikurse duket në foto, do të ketë gjelbërim për të gjithë, jo vetëm fusha e futbollit. Madje, nuk do të mungojë edhe një “zipline”.

Detaje mbi projektin
Një “zipline” (teleferik) dp të shkojë nga kulla jugore e unazës së tretë në tokë. Një shteg (pistë) atletike në unazën e dytë. Një shumësi e gjelbër për të gjithë zonën. “Marshimi” për ndërtimin e “San Siro: së ri vazhdon, teksa dy klubet kanë publikuar imazhe të reja të projekteve makro. Po flasim edhe për imazhe të hollësishme se si do të jetë e gjithë zona e “rrethit sportiv”. Me shumë gjelbërim. “Në një total prej 261.000 metrash katrorë është krejt qendra multifunksionale, – thuhet në njoftim për shtyp. – Sipërfaqja totale e këmbësorëve, e hapur për komunitetin, është 220.000 metra katrorë, ​​nga të cilat 106.000 metra katrorë jeshilë”.

“San Siro” i ri do të bëhet një kështjellë sportive, e hapur për të gjithë. Aktivitete sportive, rekreative dhe kulturore do të zhvillohen si jashtë, ashtu edhe brenda hapësirave të rizhvilluara. Takimi midis dy palëve, menaxhmentit të klubeve milaneze dhe administratës së lartë komunale duhet të mbahet së shpejti. Para verës do të shpallet projekti fitues midis dy të tillëve, akoma garues. Duhen 12 muaj për miratimin përfundimtar, pastaj 36 të tjera për ndërtimin. Tani për tani, objektivi i jetësimit total të projektit mbetet viti 2024.

    

Related posts

E FUNDIT/ Milani në sulm për lojtarin e Arsenal. Gatusso pëlqen…

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Njihuni me fubollisten femër Johna, “Ronaldinho-ja e Kosovës”

Sadik.Autor

FITORE SHPRESE/ Kastrioti zhyt në krizë Kamzën, Nica sjell optimizëm te krutanët

Isa.Autor

Leave a Comment