Basketball Sport Të tjera

NBA/ Skuadra e Lakers me fanellë speciale në play off dedikuar Kobe Bryant

Nëse skuadra e Lakers do të kalojë rivalët e Portland në raundin çerekfinal të play off-it të NBA-së, ka konfirmuar se do të përdorë në turet pasardhëse një fanellë të veçantë në kujtim të legjendës Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në janar të këtij viti, pas një aksidenti me helikopter.

Fanella është dizenjuar kohë më parë nga vetë Bryant, madje është veshur nga skuadra në sezonin 2017-2018. Në këtë fanellë janë stampuar në anën anësore 16 yjet, që përfaqësojnë 16 tituj kampionë në NBA.

“Nike” do ta prezantojë fanellën në javën e dedikuar Kobe Bryant, ku do të zhvillohen disa evente speciale.

Related posts

Quintero befason Japoninë, Kolumbia vendos baraspeshën (VIDEO)

Sadik.Autor

NUK MJAFTON HUMBJA NDAJ ELCHE-S/ Benzema rrezikon të humbasë super sfidën ndaj PSG-së, ja shkaku…

Delo.autor

SKANDAL NË ZVICËR/ Kapet në kufi trajneri serb me 2 kg heroinë, nisin hetimet

Delo.autor

Leave a Comment