Futboll Gossip Sport

“KISHIM DHËNË FJALËN PËR…”/ Wanda Nara zbulon prapaskenat

Wanda Nara ka folur për transferimin përfundimtar nga Inter-i te Paris Saint-Germain të Muaro Icardi-t, bashkëshorti dhe klienti i saj.

Argjentinasi është blerë nga klubi francez në javët e kaluara dhe Wanda ka analizuar operacionin për të përditshmen argjentinase Gente.

“Ia kishim dhënë fjalën tonë PSG-së dhe klubi e dinte se ne donim të qëndronim”, ka shpjeguar Wanda. “Merita e PSG-së ka qenë ajo që ka kompletuar operacionin në kulmin e pandemisë”.

“Sa herë që jam ulur për të negociuar me drejtuesit, e bëja duke e ditur se çfarë donte Mauro. I njoh ëndrrat e tij dhe e di se ku do të arrijë”.

“Ka gjëra për të cilat nuk është e nevojshme ta pyes, sepse e di shumë se cila do të jetë përgjigja e tij. Kemi bërë një ndeshje të bukur: ai bën pjesën e tij në fushë dhe unë timen. Është shumë e lehtë të jesh menaxher i një lojtari si Mauro”.

“Nuk po them se nuk i duhet, sepse duhet të jetë i vetëdijshëm për problemet teknike, taksa, ligje. Por është shumë e lehtë të ndihmosh karrierën e një lojtari të këtij kalibri”.

Related posts

NDODH NË LIGUE 1/ Lojtarin e rrahin dhe i djegin makinën (VIDEO)

Delo.autor

INTERVISTA E MIGJEN BASHËS/ Flet për momentin që po kalon te Aris dhe “refuzimin” që i bëri Lozanës

Isa.Autor

“MENDO PËR PORTUGEZIN…”/ Fraza misterioze e legjendës Puyol për Figon

Delo.autor

Leave a Comment