Futboll La Liga Sport

REALI FITOI TITULLIN KAMPION/ Zidane përjashton dy lojtarë nga skuadra që drejton

Zinedin Zidan me dorë të hekurt. Tani që fitoi zyrtarisht titullin kampion ka filluar të japë mesazhe të qarta për futbollistët dhe për planin e së ardhmes. Më parë nuk donte që të krijonte polemika, sepse ato mund të ndikonin në rezultat, ndërsa tani është më i lirë. Garet Bejl dhe Hames Rodrigez do të jenë të larguarit e parë nga Reali i Madridit.

Në ndeshjen e fundit, e cila luhet thjesht për statistikë, ai mund t’u jepte minuta duke qenë se gjatë sezonit nuk kanë luajtur sa duhet. Në fakt ka bërë të kundërtën. I ka lënë të dy jashtë listës që publikoi dy ditë më parë për ndeshjen ndaj Leganesit, duke lënë të kuptohet që nuk do të mbështetet tek ata për të ardhmen.

Bejl prej disa ndeshjesh po bënte sjellje të pakuptueshme në stolin e rezervave, duke u larguar shpeshherë në dhomat e zhveshjes. Në ditën e festës së titullit ai thuajse nuk mori pjesë, duke qenë i tërhequr nga pjesa tjetër e skuadrës.

E ARDHMJA- Trajneri Zinedin Zidan nuk ka dashur që të flasë për këtë çështje, por ka hapur polemika të tjera për sa i përket të ardhmes së tij. Ai thotë se ka një kontratë që dëshiron ta respektojë dhe ta çojë deri në fund me Realin, por në futboll nuk i dihet kurrë. “Unë kam kontratë me Realin dhe do të më pëlqente të qëndroja këtu, por në futboll kurrë nuk i dihet. Të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë trajneri Zinedin Zidan përpara ndeshjes.

Related posts

YLLI U KTHYE NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Balotelli shpërthen: Gënjeshtër, mjaft shpikët histori rreth meje

Delo.autor

REINA-STRAKOSHA/ Duel i ashpër për portën e Lazio. Ja favoriti me trajnerin Sarri…

Delo.autor

FITORJA E “ZIKALTËRVE” NË DERBIN E MILANOS/ “Kuqezinjtë” i “dhurojnë” Interit 1.1 milionë euro, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment