Futboll Seria A Sport

LËSHOHET BOMBA NË SERIE A/ Mjeku i Lazios: Kështu, shëndeti i lojtarëve është në rrezik!

“Të luash në orën 21:45, nga pikëpamja mjekësore është një fatkeqësi e vërtetë për shëndetin, përtej asaj se kush fiton apo humbet. Me këto ritme po shkojmë në një rraskapitje fizike të lojtarëve. Sa më shumë orë nga rikuperimi i energjive të humbasin lojtarët, aq më i madh do të jetë sindromi që çon në rraskapitje fizike. Shëndeti kërcënohet seriozisht”. Ky është paralajmërimi i Ivo Pulcini, drejtori mjekësor i Lazio, bërë në mikrofonat e “Radio Punto Nuovo”.

Më tej, ai vazhdon: “Në gjithë përvojën time me federatat e ndryshme kombëtare kam kuptuar që duhen 4 përbërës, për të qenë në formë: efikasiteti psikik, forca fizike, përgatitja teknike dhe taktike. Në “shportën” e cilësive, këto të katërta mundësojnë një performancë të shkëlqyer. Në rrjedhën e situatës nevojitet edhe një edukim sanitar. Stimulimi më i madh i entuziasmit vjen nga endorfina, e cila prodhohet nga vetë trupi i lojtarëve. Kreatina? Më së shumti, 5 ose 6 gramë, nëse është e nevojshme. Më shumë se kaq konsiderohet doping dhe unë i kam paralajmëruar mjekët sportivë”.

Related posts

FIGURA TË NJOHURA/ Zbuloni emrat e propozuar për bordin drejtues të Vllaznisë

Sadik.Autor

LAJM I KEQ NGA SPANJA/ Shokojnë mjekët: Agueron duhet të lërë futbollin

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Liverpool, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment