Futboll Seria A Sport

MAN.CITY “SHUPLAKË” BURNLEY POR SËRISH 20 PIKË LARG LIVERPOOL/ “Qytetarët” stërviten për Champions

Man.City kompletoi javën e 30-të të Premier League duke dhuruar spektakël golash përballë Burnley, një fitore e pastër 5-0 që konsolidon pozitat e tyre në vendin e dytë, plus 9-të nga nga Leicester. Shifrat e Man.City në këtë periudhë, në pritje të vendimit nga CAS, të imponojnë respekt por në çdo rast thjeshtë do të jenë të dytët pasi diferenca prej 20 pikësh me Liverpool është e paarritshme.

Ndeshjet e City në Premier League duken si një stërvitje, ndeshje të gjitha në funksion të Pep Guardiolës dhe ecurisë së tyre në Champions pasi dhe në këtë sfidë tekniku spanjoll hodhi në fushë një formacion me tetë ndryshe në raport nga ndeshja e fundit. Foden dhe një “dopjetë” e Mahrez vendosën pjesën e parë ndërsa në të dytën D.Silva dhe sërish Foden sigluan shifrat përfundimtare në 5-0.

Related posts

Ruud Gullit: Mentaliteti i Milan ndryshoi pas asaj ndeshje

Sadik.Autor

VENDIMI ZYRTAR/ Ndalohet fanella me numër 88 në Itali, arsyeja

F.autor

NJË VIT NGA SUPER GODITJA GRIEZMANN/ Barcelona çoi dëm, thuajse 500 mln euro investime për sulmin!

Delo.autor

Leave a Comment