Futboll Sport

VENDIMI ZYRTAR/ Ndalohet fanella me numër 88 në Itali, arsyeja

Futbolli italian ka bërë një hap përpara në luftën kundër antisemitizmit duke i ndaluar lojtarët të mbajnë mbi supe numrin 88. Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, në bashkëpunim me ministrin e brendshëm Matteo Piantedosi, ministrin e sportit Andrea Abodi dhe koordinatorin kombëtar për luftën kundër antisemitizmit Giuseppe Pecoraro konfirmuan vendimin të martën pasdite, siç raporton La Repubblica.

Numri 88 është një simbol i përdorur gjerësisht nga grupet neo-naziste për të thënë “heil Hitler”, pasi “h” është shkronja e tetë e alfabetit. Në fillim të sezonit, një tifoz gjerman i Lazios u dënua pasi kishte veshur një bluzë të skuadrës me numrin 88 mbi supe, së bashku me emrin “Hitlerson” sipër tij.
Futbolli italian synon të godasë incidente të tilla dhe t’i japë fund antisemitizmit dhe diskriminimit brenda lojës më të ndjekur në botë.

Related posts

BUNDESLIGA/ Bayern Munich triumfon me “POKER”, Dortmundi rikthehet tek fitorja

Delo.autor

E bujshme/ Pep Guardiola nën investigim nga policia spanjolle

Q.Autor

Kompania ajrore meksikane falenderon Korenë për ”nderin”: 20% ulje për…

Sadik.Autor

Leave a Comment