Futboll Seria A

Ruud Gullit: Mentaliteti i Milan ndryshoi pas asaj ndeshje

Me rastin e futjes në “Hall Fame” e futbollit italian, ish-kampioni i Milan, Ruud Gullit, ka folur për të kaluarën e tij në radhët e kuqezinjve dhe në futbollin italian.

Në lidhje me ndryshimin e “look”-ut: “Jeta është si një libër, për këtë arsye kam vendosur t’i pres gërshetat. Është bukur të jesh i famshëm, por në raste të caktuara është e rëndësishme të kesh edhe një jetë private”.

Dedikimi i “Topit të Artë”: “Vendosa t’ia dedikoja Nelson Mandela-s për të gjithë betejat e tij. Një futbollist nuk duhet të mendojë vetëm për të luajtur mirë, por duhet të mendojë edhe për të ndihmuar ata që janë në vështirësi”.

Për vitet e kaluar te Milan: “Kishte shumë presion, ishte e vështirë të shijonim fitoret. Kishim uri, gjithmonë. Vetëm më pas kam kuptuar rëndësinë e asaj që kishim bërë. Kemi kuptuar se ishim të fortë në atë fitore 5-0 kundër Como-s me 10 lojtarë, nuk ishte e zakonshme në Itali. Aty ka ndodhur ndryshimi i mentalitetit, shpresoj që Milan të kthehet të fitojë”, ka thënë Gullit.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Portieri hidhet nga ana e gabuar, por e pret gjithsesi penalltinë (VIDEO)

Delo.autor

“TOPI I ARTË”/ Ronaldinho “GODET” Messin: Nuk është më i miri në histori…

Delo.autor

Rikthehet në Milano/ Rafinjës: Mendova se do qëndroja te Interi, por ata…

Isa.Autor

Leave a Comment