Futboll La Liga Sport

Çmenduria e tifozit fiton autografin e MESSIT. “Vepra e artit më e madhe prej të gjithave”

Pasioni në lëkurë. Vetëm kështu mund të cilësohet çmenduria e bërë nga një tifoz katalanas i Barcelonës, në nder të kapitenit blaugrana, Leo Messi. Është ëndrra e çdo të pasionuari futbolli që të takojë idhullin e tij të topit dhe pikërisht ky tifoz i Barças, në ndeshjen e barazuar me Valencian kishte shprehur dëshirën e tij për të njohur mitin e tij. Veçantia e të riut qëndronte në shpinën e tij. Një tatuazh gjigant që shfaq “Pleshtin” me fanellën blaugrana, i rrehtuar nga monumentet më të mëdha evropiane. Ndodhen Porta e Brandeburgo, Koloseu, Big Ben.

Zgjedhja e qyteteve: Berlin, Romë dhe Londër nuk është rastësore: kanë qenë teatrot e tre nga katër finalet e Champions League të fituara nga argjentinasi, që në qendër të gjithçkaje është titulluar në mënyrë metaforike si “vepra e artit më e madhe prej të gjithave”, të paktën në mendjen e tifozit. Një çmenduri që nuk mund të kalonte pa u vënë re dhe të cilën vetë fantazisti i Rosario, deshi të autografojë, sikurse dëshmon edhe video e publikuar në llogarinë “Twitter” të klubit spanjoll. E pamundur të thuash jo, përballë një vepre artistike.

Related posts

SKËNDERBEU MENDON PËR SEZONIN E RI/ Klubi nuk ka kompesuar ende largimet. Ja situata me merkaton…

Delo.autor

LIVERPOOL-MANCHESTER UNITED/ Pas 14 minutash lojë, Van Dijk zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Po zhvillon një botëror shumë të mirë, Real Madrid nën gjurmët ne mesfushorit të njohur

Isa.Autor

Leave a Comment