Futboll La Liga Sport

“MENDIMI YNË I VETËM, TË VJEDHIM NË FUSHË”/ Gafa e Sergio Ramos ndez polemika

Në kampionatin spanjoll, “normali teti i ri” nuk po sjell risi. Barcelona dhe Reali i Madridit vazhdojnë të luajnë për titull teksa pas çdo ndeshjeje polemikat dhe replikat në distancë nuk mungojnë.

E fundit në rend kohor është ajo e kapitenit madrilen Serxho Ramos, që pasi u bë protagonist me një gol gjatë ndeshjes së fituar kundër Majorkës, falë një lapsusi u bë protagonist edhe pas saj. “Mendimi ynë i vetëm në këtë fundsezoni është të ruajmë pozicionet në fushë, të mbajmë kontrollin e topit dhe të vjedhim në fushë”, deklaroi mbrojtësi pasi u pyet mbi aspektet të cilat duhet të përmirësojnë “Los Blancos” deri në fund të sezonit.

Me të kuptuar që deklarata e tij do të ndizte të tjera zjarre mediatike, Ramos nxitoi të korrigjonte fjalinë duke shtuar se: “E kam fjalën për vjedhjen e topit”. Fjalët e madrilenit u përdorën për shumë shaka dhe polemika edhe në rrjete sociale ku nuk munguan shigjetimet. Edhe 24 orë më pas, komentet e Ramos pas sfidës ndaj Majorkës vazhdojnë të përfliten në media, por mbrojtësi dhe shokët e tij duken të përqendruar te sfida e radhës që do të luhet në Barcelonë, por këtë herë ndaj Espanjolit mbrëmjen e së dielës (ora 22:00).

AMBICIE, JO TRILLIME

Komentet e radhës së Ramos kanë lidhje me synimet e Realit që do të luftojë deri në fund për titullin. Për momentin 34- vjeçari i gëzohet suksesit dhe kreut, edhe pse e ndan me pikë të barabarta me katalanasit. “Futbolli është një sport kolektiv dhe ajo që ka më shumë rëndësi janë titujt dhe trofetë e fituar. Edhe në aspektin individual është diçka motivuese sepse gjithçka ti arrin gjatë karrierës është fryt i punës vetjake.

Në i gëzohemi kreut, por për bilance duhet pritur fundi i sezonit”, pranoi Ramos për mikrofonat e “Marca”. Ndihmat dhe thumbat që vijnë nga Katalunja (mbrojtësi Gerard Pike më shumë se kushdo tjetër) janë goditje për të rritur presionin te rivalët, por Ramos nuk pranon kompromise teksa sqaron:

“Çdo polemikë në këto momente është normale, duke qenë se jemi kryesuesit e kampionatit. Përpara se të ngjiteshim në majë ne nuk është se kishte kaq shumë komente. Është e kotë të kapemi me arbitrat, pasi ata bëjnë punën e tyre e ndonjëherë na favorizojnë e në raste të tjera na penalizojnë. Nuk lejoj të thuren intriga pasi sa herë kemi fituar, ka ndodhur sepse suksesin e kemi merituar në fushën e lojës. Gjithçka është fryt i punës sonë.

Prandaj, ftoj jo vetëm rivalët tanë (me siguri referuar Pikesë), por mbi të gjitha sportdashësit, që të mos nisin të montojnë filma të trilluar në kokën e tyre”, përfundoi Ramos.

Për sa i përket kapitenit, i cili pas rifillimit të kampionatit spanjoll pas pandemisë është shndërruar në një bomber të vërtetë, po bëhet gati edhe rinovimi i kontratës, për të paktën deri në vitin 2022, ndonëse me këtë rendiment që po shfaq, Reali i Madridit meriton t’i bëjë një bust një prej mbrojtësve më të mirë të historisë jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë historinë e futbollit.

Related posts

SHOKOHET BARCELONA/ Everton po përgatit blerjen e dyfishtë nga katalanasit

Isa.Autor

Rrëfehet Bonucci: Në fillim u pendova për Milan-in, nga Gatusso jam mahnitur

Q.Autor

GJERMANIA “MBANË FRYMËN”/ Dortmund-Bayern: “Der Klassiker” në shifra dhe fakte

Isa.Autor

Leave a Comment