Futboll Seria A Sport

MREKULLIA INZAGHI TEK BENEVENTO! Presidenti fut dorën në xhep për dy super goditje në merkato

Pas ngjitjes në Serie A, goditjet e mëdha: Benevento e Filippo Inzaghit nuk ndalet pasi siguroi ngjitjen në elitë 7 javë përpara fundit të kampionatit Serie B. Skuadra italiane ka siguruar Remy, por tani objektivi është të kthejë në Itali Kamil Glik, ish-futbollist i Barit, Palermos dhe Torinos (171 ndeshje në 5 vite me granatat). Sot, mbrojtësi me përvojë luan te Monaco dhe është lider, edhe pse 32 vjeç. Polaku do të kthehej me dëshirë në Serie A.

Monaco, Glik: "Ecco perché lasciai Torino. Juventus, Mbappé e ...

Benevento tashmë ka gjetur një marrëveshje me Glik, sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, por nuk ka asnjë marrëveshje me francezët. Në Ligue 1 që nga viti 2016, mbrojtësi ka zhvilluar 166 ndeshje duke shënuar 14 gola. Tani ai mund të kthehet në Itali, ku karriera e tij u ndërpre vite më parë.

Schurrle GETTY.jpg

Nuk ka mbaruar këtu: Benevento është gjithashtu duke joshur Andre Schurrle, ish-sulmuesi i Chelsea tani në pronësi të Borussia Dortmund. Këtë vit ai luajti te Spartak Moska në huazim. Me skadimin e kontratës, Benevento po e ndjek me interes. Do të ishte një goditje me zero dhe efikase për mbijetesën në Serie A.

Related posts

DINAMO ME FYTYRË TË RE/ Blutë sfidojnë Partizanin, duan fitoren e tretë radhazi në kampionat

F.autor

Kjo është nota e Napolit për sezonin e Elseid Hysajt

Sadik.Autor

James Rodriguez: Unë shënoja gola, por nuk isha në planet e Zidanes

Q.Autor

Leave a Comment