Futboll La Liga Sport

SETIEN I “PËRKULET” RAKITIC/ Trajneri i Barcelonës mesazh të qartë për Suarez dhe Arthur

Quique Setién, trajneri i Barcelonës, vlerësoi fitoren 1-0 kundër Athletic dhe analizoi disa lojtarë nga skuadra e tij.

Të rinjtë – “Riqui ka një dinamikë, që do të jetë shumë e dobishme për ne. Ansu Fati, gjithashtu, i ka bërë gjërat shumë mirë. Ndonjëherë dikush ka dyshime për kontributin e të rinjve në ndeshje të rëndësishme, bazuar në bërjen mirë të gjërave. Ato do të kenë mundësinë të luajnë më shumë minuta. Kjo na lejon t’i shpërndajmë sa më mirë minutat dhe lojtarët të rikuperohen në këtë densitet ndeshjesh”.

Luis Suarez – “Suárezit i mungon vazhdimësia, sepse vjen nga një dëmtim i gjatë. Ne jemi në kontakt të përhershëm, kur ka nevojë për zëvendësim. Është e vërtetë që e zëvendësuam atë në fund, por ishte mirë. Luis ka dribluar dhe ka goditur drejt portës kundërshtare, do të ishte shumë i mirë po të kishte shënuar. Sidoqoftë, është ai që do të vendosë nëse i duhet zëvendësimi dhe kur”.

Rakitic – “Ai do të duhet të pushojë në Vigo për shkak të kartonit të verdhë. Ivan duket se ka një diplomë masteri se si ta vjedhë topin, si ingranohet në lojë dhe si e ndihmon skuadrën në momente të vështira”.

Arthur – “Me siguri zërat që e lidhin me Juventusin mund të jetë duke ndikuar tek ai. Ne jemi të lumtur me punën që bën, është një lojtar i rëndësishëm. Duam që të përqendrohet. Ne kemi nevojë për të gjithë lojtarët, do të përpiqemi të izolohemi nga këto situata, edhe pse nuk mund t’i kontrollojmë zërat e merkatos. Do të flasim me të në mënyrë që të përqendrohet. Është një situatë e ndërlikuar për të”.

Related posts

E KA NË PRONËSI “ZONJA E VJETËR”/ Juventusi do të paguajë 15 milionë euro për të blerë sërish portierin e tij

Delo.autor

GOLEADORI SERB/ REALI interesohet për “FALCAON” që po “tërbon” Bundesligën

Isa.Autor

Everton shkarkon trajnerin, paguan 6 milionë paundë dëmshpërblim…

Sadik.Autor

Leave a Comment