Futboll Sport

NOSTALGJI/ 50 vite nga “Ndeshja e Shekullit”, 30 minutat e çmendura të gjysmëfinales Itali-Gjermani në Kupën e Botës

Itali-Gjermani konsiderohet një nga rivalitetet më jetëgjata dhe më të lavdishme të historisë së futbollit botëror.Origjina e përplasjes së paepur mes “të kaltërve” dhe “pancerave” nisi saktësisht 50 vite më parë në 17 qershor 1970 në stadiumin “Acteka” të Meksikës.

image_slshow_einzel_0_14
Në gjysmëfinales e Kupës së Botës të atij viti, në fushë zbritën shumë prej emrave, të cilët sot konsiderohen mjeshtra dhe ikona të futbollit: Bekenbauer, Myler, Riva, Faketi, Macola, Rivera, Shnelinger e shumë të tjerë i dhuruan mbarë botës atë që sot quhet “Ndeshja e shekullit”.

Italianët dhe gjermanët janë përballur shumë herë në kompeticione madhore, por ajo ndeshje kishte një arsye të veçantë për t’u konsideruar si “sfida më e madhe” e 100-vjeçarit të kaluar.

Italia kaloi e para në avantazh me Roberto Boninsenjan. Kur mendohej se “të kaltrit” e kishin siguruar biletën për në finale me Brazilin, Shnelinger e ktheu ndeshjen nga fillimi duke barazuar në minutën e 92-ë.

Më pas luhen 30 minutat më të çmendura të futbollit, gjatë së cilës realizohen plot 5 gola. Gerd Myler përmbys ndeshjen duke realizuar golin e 9-ë personal në Botërorin meksikan, por italianët provuan se kanë kockat e forta duke e përmbysur rezultatin nga 2-1 në 3-2 falë golave të Tarkizio Burgnik dhe Xhixhi Rivas. Por, sërish Gerd Myler mban në këmbë gjermanët dhe barazon 3-3.

Në fund, Xhani Rivera i jep fund valëve të çmendura të emocioneve duke vulosur jo vetëm kualifikimin në finale, por dhe titullin si “Ndeshja e Shekullit”.

Të lodhur nga takimi dhe me pak ditë kohë përgatitje për finalen, Italia u shpartallua nga Brazili 4-1.

Por, sidoqoftë ata e lanë shenjën jo vetëm në atë Botëror, por dhe në dekadat e ardhshme.

Related posts

RICOLI BËHET “ALEAT” ME LAZION/ Inzaghi: Të kualifikohemi njëherë në Champions dhe pastaj të…

Delo.autor

Gazeta gjermane: Mesut Ozil pas botërorit do të vazhdojë kontratën me Arsenalin

Q.Autor

Achraf Hakimi: Dua të qëndroj gjatë tek Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment