Futboll Seria A Sport

NUMRA FENOMENALË/ Pas ndalesës prej COVID-19, Dybala i vërtetë është rikthyer

Rinis kampionati, rinis edhe “Dibala shou”. Argjentinasi ka lënë pas krahëve gabimin fatal nga pika e bardhë në finalen e Kupës së Italisë duke vulosur ndeshjen në Bolonjë ashtu siç kishte bërë përpara pauzës kundër Interit: Juventusi i parë i Serisë A pas ndalesës prej pandemisë “COVID-19” ishte i njëjti i përpara pauzës.

Me një kthesë me të majtën në shtyllën e dytë, tani një gol “alla Del Piero”, Dibala u dha një shuplakë tre muajve e gjysmë të errët, fillimisht me zbulimin e të qenit pozitiv ndaj Koronavorusit bashkë me të fejuarën Oriana e më pas me gabimin e cituar të penalltisë kundër Napolit.

10 NGA 11 – Goli i realizuar në “Dall’Ara” ishte i treti për Dibalën në katër javët e fundit të Serisë A, pas prekjes me të jashtmen kundër zikaltërve dhe pas goditjes së dënimit që kishte zhbllokuar rezultatin kundër Breshas, por “Joya” ka përdorur të majtën e tij për plot 10 gola bardhezinj, duke shënuar e duke asistuar në 11 javët e fundit.

E nisi me të majtën magjike fluturimthi, me të cilën zhbllokoi rezultatin në “Marassi” kundër Sampdorias më 18 dhjetor, vazhdoi duke fituar penalltitë e shndërruara në gol nga Ronaldo kundër Kaljarit dhe në Romë, më pas i ofroi asistin Demiralit për golin e parë kundër verdhekuqve.

Kundër Parmës një tjetër asist për Ronaldon, kundër Fiorentinës një korner i “pikturuar” në kokën e De Ligt dhe në fund, pas tre golave të parë të cituar në Bresha, Inter e Bolonjë, asistin për Ramsejn në fushën e SPAL-it. Në vetëm dy ndeshje të vetme të këtij cikli, numri 10 nuk ka shënuar dhe asistuar: Juventusi ka humbur 2-1 kundër Napolit dhe në Veronë (ku argjentinasi luajti vetëm 30 minutat e fundit).

NJË FINALE TË MADHE – Pas një starti të mirë, Dibala u bllokua në Bresha në javën e 5-të, me një “asist” që shkaktoi autogolin e Shanselor për të dërguar shifrat në 1-1. Nga ai moment, numri 10 nuk është ndalur më kurrë. Pas atij ndaj mbrojtësit të Breshas, ka realizuar në fakt 8 asiste për shokët e tij, gjysmën e atyre të Ronaldos. Në total, 12 gola të krijuar nga 37 aksione. Shkurt, pa Paulon, ky Juventus nuk mund të bëjë për momentin.

Related posts

Chelsea me sytë nga Seria A, ofertë zyrtare për yllin e Romës

Sadik.Autor

Nga anëtarët e qeverisë RAMA deri te bukuroshet SEKSI, njihuni me VIP-at që marrin pjesë në MARATONËN E TIRANËS

Isa.Autor

FITUAN NDAJ PORTUGALISË/ Lojtarët serbë festojnë me simbole politike nacionaliste. A do dënohen nga UEFA?

Delo.autor

Leave a Comment