Futboll La Liga Sport

MINUTAT QË NUK I SHIJUAN PARA PUSHIMIT PREJ COVID-19/ 21 lojtarë të përdorur, Zidane një mjeshtër i rrotacionit

Futboll është një sport ekipor. Duket si thënie banale, por në fakt është një ide që përshtatet më së miri me filozofinë e Zinedin Zidanit. Pa rrotacionet ekstreme si ato që i dhuruan titullin tri sezone më parë, në katër ndeshjet e para që nga rifillimi i kampionatit, trajneri i Realit të Madridit ka dhënë minuta për 21 futbollistët e ekipit të parë.

Të gjithë ata që janë në dispozicion, përveç Areolas. Përveç portierit francez, vetëm të dëmtuarit Naço, Lukas Vazkez dhe Joviç nuk kanë munduar të “debutojnë” pas pandemisë. Ndërkohë, presin shansin e tyre edhe Altube dhe Havi Hernandez, dy talentet e ekipit të të rinjve. Pjesëmarrja e Iskos dhe Brahim Diazit në fitoren kundër Majorkës mbylli listën.

Në këtë mbyllje atipike që po i ndodh La Ligës, Zidane shpërndan minuta edhe midis lojtarëve që nuk i shijuan ato deri para pushimit për shkak të pandemisë. Kalendari i ngjeshur dhe temperaturat kërkojnë një sforco të madhe fizike, ndaj për të kursyer energjitë e të tijve, do të ketë të tjerë shembuj “Hames” pasi kujtojmë se në “Reale Arena” kolumbiani luajti për herë të parë titullar për vitin 2020.

Real

Kjo periudhë mund të ndihmojë disa lojtarë të tregojnë vlerat, siç është rasti i Brahim Diazit që deri 48 orë më parë kishte luajtur vetëm tri ndeshje si titullar në sezonin madrilen. Situata e krijuar po ndihmon edhe të dëmtuarit të rigjejnë minuta dhe ritëm e mes tyre spikat Asensio, i cili nga “me sezon të mbyllur” e gjen veten në një situatë ku mund të shndërrohet protagonist në marshimin e Realit drejt titullit kampion.

Related posts

I “TËRBON” TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Agnelli: Çfarë ndryshon me Super League? Në fitojmë prej 80 vitesh

Delo.autor

BEFASON ME DEKLARATËN/ Legjenda e Chelseat: Nuk kam punuar me Sarrin, por kam parë…

Delo.autor

Vetëm 3 ditë diferencë: MBAPPE bën paradë me Kupën e Botës, ndërsa ODENGAARD…s’dihet ku të huazohet

Isa.Autor

Leave a Comment