Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN NË SPANJË/ Arsenal nis ofertë për futbollistin shqiptar. E kërkojnë edhe në Serinë A

Enis Bardhi është duke shkëlqyer me Levanten në La Liga, ku në 28 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

Pikërisht për këtë arsye, në drejtim të futbollistit shqiptar i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut, kanë ardhur edhe disa oferta. Sipas “Onda Cero”, Arsenali është një nga klubet e interesuara për Bardhin, për të cilin thuhet se ka nisur edhe një ofertë.

Arteta e pëlqen shumë mesfushorin me tipare sulmuese dhe e do në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm.enis

Gjithashtu në gjurmët e lojtarit është vënë edhe Fiorentina, që gjithashtu e pëlqen shumë lojtarin dhe janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë për ta marrë.

Related posts

MË I MIRI NË ITALI DHE I DYTI NË EUROPË/ Thomas Strakosha ka në duar fatin e Lazios

Delo.autor

MILAN-FROSINONE/ Shënohen dy gola të shpejtë nga dyshja Piatek-Suso, ja “perlat” (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City me “POKER” goalsh, por gjermanët nuk dorëzohen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment