Futboll Kategoria Superiore Sport

“SHPRESOJ QË…”/ Erion Bogdani nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar Partizanin

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Erion Bogdani së fundi ka dhënë një intervistë ku ka folur për shumë tema, nga situata post-pandemisë në Itali,deri te marrja e drejtimit të Partizanit.

“Situata nga pandemia është më e qetë, por frika te njerëzit qëndron. Njerëzit shpresojnë që këtu të mos kthehet më, ka qenë një situatë që i ka alarmuar të gjithë. Ndenjëm afro 3 muaj të mbyllur dhe shpresojmë që të rikthehemi në jetën normale, – tha Bogdani fillimisht.

Superiorja

“Nuk i kam ndjekur, sidomos këto ndeshjet e fundit, por informacione kam marrë nëpërmjet medias. Doja të thoja se Tirana më ka surprizuar sidomos në gjashtë muajt e fundit, për arsye se ka marrë vetëm fitore. Kurse Kukësi nuk diskutohet që ka skuadra shumë të fortë. Ndeshja e fundit që kam parë në Tiranë ka qenë kur luante Kukësi me Tiranën dhe fitoi 3-1. Kukësi dhe Tirana kanë lojtarë shumë të mirë që i kanë dhën tonin futbollit shqiptar. Te Tirana trajnerët kanë bërë një punë shumë të mirë. Unë them se do të jetë një luftë e fortë deri në fund. Gjashtë pikë diferencë nuk jan shumë, por aspak. Kjo është në dorën e Tiranës. Duhet që të fitojë në të gjitha takimet dhe të mos i rrëshkasë këmba sikur ndodhi në Durrës me Tiranën”.

Partizani

Si ish-lojtar i të kuqve,  Bogu nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar Partizanin në një të ardhme të afërt. “Kam respekt për Sormanin, e njoh persponalisht, njeri shumë i mirë dhe pozitiv dhe shumë punëtor edhe si trajner, por ai nuk ka pasur shumë rezultate. Unë kam luajtur te Partizani ka një skuadër të fortë dhe që i jep ton futbollit shqiptar. Unë shpresoj që Partizani të jetë gjithnjë pretendentë dhe i fortë si ekip. Më erdhi keq që ndryshuan shumë në organikën e tyre në verën e shkuar. Unë pranoj çdo lloj oferte, por tani për tani të mbaroj ky sezon, pastaj vendos. Nëse do të kem një ofertë nga Partizani nuk e fsheh që do ulem të flas”, tha Bogdani për “FaxSport”.

Related posts

SHPËRTHEN AGOLLI: Kombëtarja po kalon një ngërç, ju tregoj sjelljen jo normale të…

Isa.Autor

PAMJE SKANDALOZE/ Surprizon Serena, këndon NUDO për bamirësi dhe hap… (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja West Ham-Manchester City. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment