Futboll

Dhurata sekrete që Florentino Perez i bëri Cristiano Ronaldos

Florentino Pérez lëviz letrat në dispozicion. Presidenti i Real Madrid po shkon drejt vitit të ri 2018 me çështje të pambyllura, të cilat ai dëshiron t’i zgjidhë sa më parë të jetë e mundur. Mes tyre shfaqet edhe CR7 me gërma të mëdha. Ronaldo prej javësh e muajsh po kërkon një përmirësim të kushteve financiare të kontratës së tij me Real Madrid, që të mund ta vendosin atë në nivele të barabarta me më të paguarit në botë, si Messi dhe Neymar.

Cristiano nuk mund të pranojë se ndonëse ai është në majën e Botës, si 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, më i miri i porsashpallur, ndodhet poshtë rivalëve të tij sa i përket çështjes financiare. Një betejë të cilën CR7 e ka luftuar përmes menaxherit të tij, Jorge Mendes, që mund të përjetojë episodin e fundit gjatë majve të ardhshëm.

The gift that Florentino Pérez has made to Cristiano Ronaldo secretly

“Florentino Perez ka folur me Cristiano Ronaldo në lidhje me kontratën e tij dhe presidenti i Real Madrid i ka kërkuar portugezit që të qetësojë mendjen, duke i premtuar se do të takohen sërish bashkë në fund të sezonit për të zgjidhur situatën dhe në një mënyrë për të barazuar rrogën e tij me atë që ofron tregu, sepse aktualisht ai përfiton më pak nëse krahasohet me Neymar or Messi”, sqaron gazetari i emisionit radiofonik “Cape Cope”, Juanma Castaño.

Një rezolutë kjo që do të mbante Ronaldon të lidhur përjetësisht me Real Madrid, deri në përfundim të karrierës së portugezit në Europë, por njëherësh një premtim, përfundimi i të cilit mund të ndikohet tmerrësisht shumë nga rezultatet e Los Blancos dhe performanca e CR7.

Related posts

BEFASOJNË GALAKTIKËT/ Reali i Madritit bëhet gati të shesë Asension

Isa.Autor

FITUESI I KUPËS SË BOTËS “RUSI 20218″/ Mbappe zbulon tre idhujt e tij në futboll

Delo.autor

“DRIDHET” CHELSEA/ Presidenti Abramovich shet 400 milionë euro aksione nga kriza e Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment