Futboll Premier League Sport

KAMPION I MADH/ Ja çfarë i bën DE GEA fanses së tij që ndodhet në SPITAL, i dërgon…

Portieri spanjoll De Gea ka festuar 250 ndeshjet e tij këtë të shtunë në sfidën ndaj Manchester United. Spanjolli dorezat e kësaj dite të veçantë nuk i ka mbajtur për vete, por ka dashur t’i qëndrojë pranë një kolegeje që vuante në spital pas një incidenti serioz dhe ia ka dhuruar asaj.

Jordan Dawes, një portiere 18 vjeçare që luan në Charlton Athletic, ndodhet  në spital pas një goditjeje. Ajo është adhuruese e De Geas, kështu që shoqet e ekipit menduan të “mobilizoheshin” për t’i sjell De Gea-n në spital, qoftë edhe me një mesazh prej tij dhe ja kanë dalë.

Fuqia e rrjeteve sociale ka bërë që De Gea të marrë mesazhin pas shpërndarjeve të postimit në “Twitter” ku shkruhej: “Po përpiqemi të shpërndajmë sa më shumë këtë mesazh që të mbështesim shoqen tonë. Lojtari i saj i preferuar është De Gea! Në rast se ndonjë mund të na ndihmojë.”

View image on TwitterView image on Twitter

Dhe De Gea ka reaguar: “Çkemi Klara, do doja t’i çoja dorezat e ndeshjes së 250-të me shpresën që do të gëzohet pak.”

Portieri me zemër të madhe e mbajti fjalën…

View image on Twitter

Related posts

MENDOHET LËVIZJA E BUJSHME NË MERKATON E SUPERIORES/ Duamena projektohet të shkëmbehet me… Da Silvën

F.autor

SKANDAL/ Futbollistët e Man Cityt kore fyese për tragjedinë e Liverpoolit

Delo.autor

Nga Meazza te… Bonucci? Juventus–Milan, sa shumë këmbime lojtarësh

Isa.Autor

Leave a Comment