Futboll Premier League Sport

“JETA E TË BARDHËVE KA RËNDËSI”/ Policia angleze del në përfundim për sloganin e shpalosur gjatë ndeshjes së kampionatit

Policia britanike e Lankashairit nuk konstatoi se baneri i shfaqur në qiell “Jeta e të bardhëve ka rëndësi!” gjatë ndeshjes Bërnli-Mançester Siti të ketë patur përmbajtje me prapavijë raciste.
5ef21b212030275c6d2d33b2
Pas grumbullimit dhe hetimit të informacioneve, zyra e policisë së Lankashairit doli në përfundimin se baneri nuk ka patur tendenca fyese me bazë racore.

“Policia e Lankashairit në bashkëpunim me Policinë e Mançesterit, Autoritetin e Aviacionit dhe Shërbimin e Prokurorisë Mbretërore deklaron pas informacioneve të grumbulluara se baneri ‘Jeta e të bardhëve ka rëndësi’ nuk ka patur prirje ofenduese kriminale”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Ngjarja shkaktoi zemërim dhe kritika të mëdha në opinionin britanik dhe europian pasi pretendohet se ky baner është provokim dhe ofendim ndaj kauzës së mbrojtjes së jetës së qytetarëve me ngjyrë “Black Lives Matter”.

Related posts

“Dinamiti” Marku: Serbin do ta vë në gjumë në raundin e parë

Sadik.Autor

ËSHTË NUMRI 1 NË BOTË/ Tenisti Nadal një legjendë, e nis 2020 me një rekord historik

Delo.autor

MERKATO NË SERIA A/ Nga Interi te Monza, futbollisti jep dakordësinë

F.autor

Leave a Comment