Futboll Premier League Sport

DY TRAJNERËT MË TË NJOHUR NË FUTBOLL/ Top-formacionet e Guardiolës dhe Mourinhos, cili do të triumfonte?!

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola janë dy nga trajnerët më të njohur të futbollit botëror në dekadën e fundit, por jo vetëm. Rezultatet dhe trofetë e fituar e dëshmojnë këtë. Natyrisht, secili ka pasur luhatjet e veta të paevitueshme, por kudo kanë drejtuar kanë qenë të suksesshëm. I pari ka drejtuar në tri liga të ndryshme dhe tepër të forta si La Liga, Bundesliga dhe Premier League. Champions-in, trofeun më të lakmuar, e fitoi vetëm me katalanasit. Në stolin e Bayern Munich dhe atë të Manchester City, ku drejton aktualisht, ky cak profesional ka qenë i pamundur për të. Krejt ndryshe, portugezi e bëri “sefte” në kompeticionin më madhor të klubeve në Europë në vendlindje, me Porton.

Pastaj e ngriti të ashtuquajturën “Kupën Vegjëgjatë” edhe në Londër, me Chelsea, në Milano me Interin, vitin e “tripletës” historike. Gjatë drejtimit të skuadrave të ndryshme, ato kanë pasur “nën armë” mjaft futbollistë të shquar, me të cilët mund të formohen top-formacionet respektive. Ne po mundohemi ta bëjmë diçka të tillë, duke vendosur përballë top-formacionin e Guardiolës me atë të Mourinhos, ndërsa për ju lexues të nderuar të “Telesport” po lëmë misionin e përgjigjes se cili do të kishte më shumë shanse të triumfonte në një përballje hipotetike.

Emrat, sikurse mund t’i shihni edhe në paraqitjen grafike (formacionet) janë këto, në të dyja llogoret:
Formacioni i Guardiolës (4-2-3-1): Neuer – Dani Alves, Pique, Puyol, Lahm – Xavi, Busquets – Robben, De Bryune, Iniesta – Messi
Formacioni i Mourinho (4-3-3): Cech – Maicon, Ramos, Terry, Marcelo – Deco, Lampard, Ozil – Ronaldo, Hazard, Drogba

Related posts

JUVENTUS FITON GARËN ME “ZIKALTËRIT”/ Gati të mbyllë operacionin për yllin e Premier League

Delo.autor

Federer në raundin e tretë të Wimbledon, kualifikohen edhe Raonic e Monfils

Isa.Autor

VAR-i po “pushton” futbollin/ Ja cilat kompeticione të reja “kaplohen” nga teknologjia

Isa.Autor

Leave a Comment