Futboll La Liga Sport

“AI DONTE TË LARGOHEJ…”/ Sezoni i dobët i Bale, mesfushori Kroos tregon prapaskenën me uellsianin

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur në lidhje me situatën e shokut të tij Gareth Bale në Madrid. Mesfushori gjerman tregon se uellsiani donte të largohej verën e kaluar, por nuk ia arriti të shkëputej nga madrilenët. Kjo ndikoi drejtpërdrejtë në ecurinë e tij gjatë kampionatit.

“Gareth Bale donte të largohej verën e kaluar dhe klubi i dha dritën jeshile. Në fund diçka e tillë nuk ndodhi. Kjo ndikoi tek ai. Nuk e di nëse është ende i mërzitur për diçka të tillë. Një çështje e vështirë.

Bale nuk pati një rendiment të lartë gjatë këtij sezoni dhe pritet që të largohet nga skuadra madrilene. Marrëdhënia e tij me trajnerin Zidane është e krisur dhe indinjata e tij dukej qartë dhe në festimet për titullin kampion.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Gjermania bie nga Liga A

Isa.Autor

U DËMTUA NË NDESHJEN ME VENEZUELËN/ Ja kur pritet të kthehet në fushë “Pleshti”

Delo.autor

TITULLI KAMPION NË SERIE A/ Për kuotuesit e basteve Juventus është rikthyer. Ja favoritet për fitimin e trofeut…

Delo.autor

Leave a Comment