Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Marotta mohon kontaktet me “Pleshtin”, por tifozët e Inter…

Mediat italiane kanë telefonuar menjëherë në zyrat e Interit për të kuptuar si qëndron e vërteta e lajmit për një transferim të mundshëm të Lionel Mesit.

Burime pranë klubit zikaltër gjithashtu kanë mohuar kontaktet me babain e lojtarit, por nga ana tjetër sigurojnë tifozët që të qëndrojnë të qetë dhe të kenë besim te puna që po bëjnë drejtuesit për këtë merkato.

Për momentin nuk ka asnjë reagim zyrtar, por “Dello Sport” citon administratorin Marota si njeriun që ka kontaktuar me ta dhe i ka thënë se ky lajm nuk ka asnjë të vërtetë.

Por, të gjithë e njohin Marotën, i cili u fotografua me menaxherin e Eriksenit dhe përpara mediave tha se nuk e njihte. Kjo gjë lë një dritë shprese për tifozët zikaltër, të cilët kanë nisur të mendojnë seriozisht që Leo Mesi mund të transferohet në Serinë A sezonin e ardhshëm.

Related posts

DRIDHET MILANI/ Calhanoglu kërkohet me NGULM nga gjigandët europian

Isa.Autor

FORMULA 1/ Mbyllet epoka e Jean Todt, Emiri i Dubait zgjidhet në krye të FIA-s

Delo.autor

SFIDA NDAJ BAYERN NË CHAMPIONS/ Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment